Postuar më: 11/02/2018

Prezantohet Draftstrategjia e Zhvillimit të Qëndrueshëm të Turizmit 2018-2020

Prezantohet strategjia për zhvillimin e Turizmit 2018-2020.  Drafti përcakton rrugën nëpër të cilën do të ecë zhvillimi i turizmit në vendin tone duke sjellë  për herë të parë një dokument ku shkruhet qartë mënyra sesi do të zhvillohet turizmi në 12 muaj të vitit, dhe si industria turistike do të shndërrohet në degën kryesore të të ardhurave në ekonomi. Strategjia ka nisur të konsultohet me grupet dhe aktorët e sektorit dhe në takimin me përfaqësues të bashkive dhe tur operatorët në vend ishte i pranishëm edhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi.

Pas prezantimit të draftstrategjisë, Ministri Klosi u kërkoi bashkive të identifikojnë zonat turistike dhe fermat agroturistike, dhe t’i sjellin për aplikim pranë ministrisë për të marrë mbështetjen financiare që ofrohet nga qeveria.  “Po diskutojmë për të parë edhe mundësitë e ndihmës financiare për këto qendra që janë të njëjta në filozofi si hotelet me 5 yje sepse besojmë fort që nëse kemi një strategji të plotë të këtyre qendra të agroturizmit ne realisht mund të kemi një bum turistik”- tha  ministri Klosi

Ministri Klosi bëri me dije se do të investohet për sinjalistikën turistike gjishashtu. Të gjitha këto do të ëojnë në një rritje në masën 15-20 përqind të turizmit këtë vit, krahasuar me një vit më parë.