Postuar më: 27/03/2018

Konkursi për Organizimin e Festave Lokale

Konkursi “Festat Lokale” është një konkurs që nxit idetë e reja dhe inovative në fushën e turizmit, dhe
ofron mundësi mbështetjeje për ti sjellë në jetë. Nëse keni një ide të tillë, mund të sillni atë nëpërmjet
këtij konkursi.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, në bashkëpunim me
projektin RisiAlbania financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim SDC, organizon
konkursin e parë kombëtar të quajtur “Festat Lokale” për zonat bregdetare, juglindore dhe zonat e
identifikuara në strategjinë e “100 Fshatrave” në mënyrë që të nxisë zhvillimin e festivaleve tradicionale,
të fokusuara rreth aktiviteteve kulinare, gastronomike dhe tradicionale; dhe/ose rreth aktiviteteve
kulturore, fetare dhe historike. Këto aktivitete do të ndihmojnë për të krijuar mundësi të reja ekonomike
duke i shtuar vlerë atyre ekzistuese, nëpërmjet bashkëpunimit me sipërmarrjen lokale duke siguruar një
përvojë të pasur dhe autentike për turistët dhe vizitorët vendas dhe të huaj në këto rajone.
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ftojnë të gjitha bashkitë e
interesuara që të dorëzojnë një Projekt Ide për të zhvilluar dhe zbatuar festivale autentike të kulinarisë
apo traditës kulturore me fokus kryesor zonat bregdetare, juglindore dhe zonat e identifikuara në
strategjinë e “100 Fshatrave”.
Afati i fundit për dorëzimin e Projekt Idesë është data 20 Prill 2018.
Të gjitha Projekt idetë konkurruese do të vlerësohen nga një juri e përbërë nga panel ekspertësh.
Rezultatet e konkursit do të shpallen gjatë aktivitetit publik të organizuar në datë 27 Prill 2018.

Konkursi për Organizimin e Festave Lokale

Plani i Projekt Idese- Pjesa Narrative

Plani i Projekt Idese – Pjesa Financiare

Të rejat e fundit