Postuar më: 06/05/2018

Ministri Klosi: Largim për drejtuesit e çdo niveli qe nuk i përgjigjen qytetarit

Ministri Klosi: Largim për drejtuesit e çdo niveli qe nuk i përgjigjen qytetarit

Nuk do të qëndrojë asnjë ditë më shumë në detyrë, drejtuesi i çdo niveli që abuzon me detyrën në mospërgjigje të qytetarëve. Nga Skrapari ku nisi turin e llogaridhënies për qarkun e Beratit, ministri Blendi Klosi ftoi qytetarët të denoncojnë në portalin e bashkëqeverisjes cdo rast abuzimi, korrupsioni apo neglizhence ndaj drejtuesëve të cdo institucioni. Ka ardhur koha që problemet të dalin e dritë dhe të mos ketë pushtetarë që rrinë me vite të tëra dhe nuk japin llogari para njerëzve. Ministri Klosi theksoi se mandati i kësaj qeverie ka si devizë shërbesën dhe përgjegjësinë ndaj qytetarëve.

Shqetësimit të ngritur nga disa qytetarë për mbylljen e guroreve ministri Klosi iu përgjigj se natyra nuk mund të dëmtohet. Lejet e guroreve do të revokohen për t’i dhënë fund shkatërrimit të malit të shenjtë të Tomorit. Ndërsa bllokimi i HEC-eve në këtë zonë ishte beteja e fituar për të mbrojtur natyrën e bukur të kësaj zone.  Kreu i Turizmit dhe Mjedisit tha se zhvillimet ekonomike nuk mund të cënojnë mjedisin dhe se biznesi duhet të zhvillohet në zona ku impakti në mjedis është më i vogël.

Duke përmendur investimet që janë bërë dhe po bëhen në qarkun e Beratit, ministri Klosi tha se qarku i Beratit do të ketë 4 rrugët e tij hyrëse falë të cilave do të ketë zhvillim në të gjithë sektorët.  Në fund të takimit ministri Klosi i kërkoi sërish qytetarëve që për çdo shqetësim të shkruajnë portalin e bashkëqeverisjes si formën më të mirë për marrë zgjidhje për problemet e tyre.

Të rejat e fundit

  •