Postuar më: 30/06/2018

Masat për sezonin turistik

Kontrolle të rrepta për sigurinë në plazhe

Prej datës 1 korrik nuk do të ketë asnjë tolerancë për ata që shkelin zonat e përcaktuara për mjetet lundruese, për subjektet që nuk kanë rojet e plazhit por edhe për lokalet, apo baret që shkaktojnë ndotje akustike dhe shkelin rregullat e vendosura nga bashkia. “Tolerancë zero ndaj të gjithë subjekteve që nuk do tërespektojnë ligjet dhe do të cenojnë mbarëvajtjen e sezonit turistik”, tha ministri Klosi gjatë takimit të Komitetit Rajonal të Turizmit në qarkun e Durrësit. Në takimin e mbajtur nëprefekturën e Durrësit, bashkë me ministrat e përfaqësues tëpushtetit lokal, ishin të pranishëm edhe përfaqësues nga biznesi i turizmit. 3 detyrat kryesore të institucioneve të angazhuara në mbarëvajtjen e sezonit turistik; garantimi maksimal i pastërtisë, siguria në plazhe dhe rritja e standardeve të mikpritjes. “Nëse ne arrijmë të realizojmë ashtu siç kemi planifikuar të gjitha detyrat për shërbimet cilësore, vitin tjetër dhe më pas në vitet në vazhdim do të kemi turizëm elitar.” – u shpreh ministri Klosi nëpërfundim të fjalës së tij duke shtuar se turizmi është në pikën e kthesës dhe Durrësi vazhdon të jetë poli kryesor i turizmit në vend.