Postuar më: 20/07/2018

Propozohen 16 zonat me përparësi në turizëm

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi. 16 zonat e propozuara për qëllim investime në fushën e turizmit, u prezantuan në tryezë me investitorë, përfaqësues të agjensive shtetërore, përfaqësues të shoqatave turistike, kryetarët e bashkive, dhe tour operatorëve. 16 zonat e propozuara, janë reflektim i ligjit që përcakton qartë se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqëndrim të lartë të produktit turistik. Këto zona janë zgjedhur mbi bazat: e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike. “Buxheti i shtetit tashmë përfiton 26.8% si vlerë e shtuar indirekt në zhvillimin e vendit, për një kontribut prej 8.5% në kontribut direct drejt për së drejti. Ne kemi arritur që me politika të përbashkëta të zhvillimit të turizmit të rrisim kontributin në ekonominë në vendin tonë, pra një leke i investuar kërkon 3 lekë të shtuara në ekonominë e vendit tonë. E kemi mundësinë tashmë të flasim për 300 mijë vende pune në sektorin e turizmit që ndikohen drejtpërsëdrejti ose në mënyrë indirekte nga sektori i turizmit”,- tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit. Turizmi po kthehet në industri për vendin tonë dhe arsyeja kryesore është se numri i turistëve është në rritje. ‘Po të shikojmë shifrat realisht cdo ministër në çdo qeveri do të ndjehej pozitiv, po te shikosh sesa shumë numri i turistëve është rritur cdo vit në vendin tonë. Viti 2017 shenoi 5.1 milion turistë të huaj të hyrë në vendin tonë, i cili krahasuar me një vit më pare është një rritje shumë e madhe, por krahasuar me atë cfarë ne duhet të arrijmë në Shqipëri, ne realisht mendojmë se kemi shumë më tepër hapësira dhe mundësi. Dhe sot jemi mbledhur këtu për të diskutuar për këto hapësira dhe këto mundësi. Vetëm në katërmujorin e parë të këtij viti ne kemi pasur një rritje prej 9.1% të numrit të turistëve krahasuar me një vit më parë duke shënuar rreth 30 milion euro të ardhura më shumë në ekonominë shqiptare, të cilat kanë pasur shtrirjen e tyre në të gjithë sektorin të pandarë”,- tha Klosi

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në këtë strategji përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi, janë Brezi bregdetar, Parku Natyror i Alpeve, Parku Natyror Korab Kortnik, liqenet e Belshit, Liqenet e Ohrit dhe të Prespës, liqeni I Shkodrës, ai i Ulzës, Lugina Vjosë Zagori, Lurë Deje, Dajti Bizë Martanesh, Krastë, Kanionet e Osumit, Nivica, Shebenik Jabllanic, Vargmali i Moravës dhe Zona e Rinasit

Të rejat e fundit