Postuar më: 21/07/2018

Ministri Klosi në Bulqizë:Asnjë biznes në dëm të Mjedisit!

Asnjë biznes nuk mund të ngrihet duke shkatërruar mjedisin. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ishte në një takim me banorët e Fushë –Bulqizës të cilët prej disa ditësh kanë protestuar në lidhje me një biznes që po pret pyjet në zonën përreth. Ministri Klosi dëgjoi shqetësimet e banorëve ndaj firmës e cila zotëron një kontratë.

Në përgjigje të shqetësimit të tyre, ministri Klosi deklaroi se aleanca me qytetarët dhe dëgjimi i zërit të tyre është në themel të kësaj qeverisjeje. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Klosi deklaroi mbështetjen për çdo protestë që është në mbrojtje të mjedisit. “Si qytetar jam me ju, si ministër do të ndjek procedurat ligjore për verifikimin dhe pezullimin  e kontratës” – deklaroi ministri Klosi. Ai tha se do të verifikohet si është dhënë kontrata, ligjshmëria dhe procedurat e ndjekura në dhënien e saj. “Kemi premtuar për 20 milion e 200 mijë pemë deri në 2020. Kjo është zonë shumë e bukur që nuk duhet të ngrihet mbi shkatërrimin e mjedisit, por mbi zhvillimin e përdorimit të resurseve natyrore” – deklaroi Klosi

Të rejat e fundit