Postuar më: 31/07/2018

Investime për zhvillim

Miratohen 16 zonat me përparësi në turizëm

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi. 16 zonat e propozuara për qëllim investime në fushën e turizmit, u prezantuan në tryezë me investitorë, përfaqësues të agjensive shtetërore, përfaqësues të shoqatave turistike, kryetarët e bashkive, dhe tour operatorëve. 16 zonat e përzgjedhura, janë reflektim i ligjit që përcakton qartë se kush janë zonat me përparësi zhvillim turizmi: ato që kanë një përqëndrim të lartë të produktit turistik. Këto zona janë zgjedhur mbi bazat e vlerave natyrore, historike, kulturore dhe social – ekonomike.

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në këtë strategji përcakton 16 zonat me përparësi zhvillim turizmi, janë Brezi bregdetar, Parku Natyror i Alpeve, Parku Natyror Korab Kortnik, liqenet e Belshit, Liqenet e Ohrit dhe të Prespës, liqeni i Shkodrës, ai i Ulzës, Lugina Vjosë, Zagori, Lurë, Deje, Dajti Bizë Martanesh, Krastë, Kanionet e Osumit, Nivica, Shebenik Jabllanicë, Vargmali i Moravës dhe Zona e Rinasit.