Postuar më: 21/07/2019

Vijon lirimi i plazheve publike në Darëzezë të Fierit

Darëzezë

Vijon aksioni për lirimin e plazheve publike nga veriu në jug. Këtë të hënë në Darëzezë të Fierit, qytetarëve i rikthehet një hapësirë e konsiderueshme plazhi, e zaptuar prej vitesh, në shkelje të ligjit. “Jemi sot me prefektin dhe nënkryetaren e bashkisë, kryetaren e qarkut për të promovuar këto 3 aspekte. E para sigurimin e hapësirave publike për qytetarët e zakonshëm të cilët duan të frekuentojnë këtë plazh, sigurinë e jetës dhe këtu bashkia e Fierit ka bërë një punë të shkëlqyer duke krijuar vetë të gjithë sistemin e ruajtjes së plazhit dhe kabinave për këtë sezon. Po ashtu kemi ardhur për të kontrolluar problematikat e një stacioni plazhi sa më efikas. Mund të themi që ky qark ka bërë tani një punë të shkëlqyer pasi  10 ditë më parë kur ne bëmë inspektimin, situata ishte pothuajse me 0 kontrata dhe sot jemi në përmbyllje të të gjitha kontratave përsa i përket stacioneve të plazhit. Kjo do të thotë më shumë cilësi shërbimi për qytetarët që frekuentojnë këtë plazh”- tha ministri Klosi. Ministri shtoi gjithashtu se hapja e By –Pass-it të Fierit, është një mundësi më shumë për të lehtësuar aksesueshmërinë e pushuesve, për të shfrytëzuar pasuritë natyrore të Semanit dhe Darëzezës. “Është për t’u vlerësuar puna e bashkisë Fier dhe e Divjakës, që kanë nënshkruar me shpejtësi vendosjen e kontratave dhe bashkë me to edhe vendosjen e kushteve të realizimit të një sezoni më të pastër, të sigurtë dhe natyrisht më mikpritës.E gjithë sipërfaqja është e populluar me operatorë turistikë dhe kjo tregon jo vetëm që ata duan të bëjnë biznes, por që edhe shumë qytetarë vijnë dhe e shfrytëzojnë këtë pasuri të madhe të qarkut. është një plazh i ri që po popullohet gjithmonë e më shumë por që natyrisht edhe në kuadër të politikave që bën Ministria e Turizmit është një plazh që ofron potenciale të pamasa përsa i përket turizmit në hoteleri dhe në struktura akomoduese  dhe është në planet e minitrisë që ofrimi i kësaj zone edhe në një masterplan të zhvillimit të strukturave hoteliere në zonën e Adriatikut duke shfrytëzuar një pasuri të madhe që ka bregdeti shqiptar që është plazhi i rërës kaq cilësor dhe i pastër.”- tha ministri Klosi.