Postuar më: 18/06/2020

Njoftim për aplikimet për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi !

Njoftim!

 

Njoftohen të gjithë subjektet që disponojnë strukturë akomoduese/shërbimi dhe dëshirojnë të aplikojnë për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, se për shkak të disa problemeve teknike të sistemit online gjatë afatit zyrtar, aplikimet do të vijojnë të jenë të hapura deri më datën 21.06.2020.

Rikujtojmë edhe njëherë se për këtë shërbim mund të aplikohet online në faqen e-albania me përshkrimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”, linku

 

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13881.

 

Ju faleminderit për mirëkuptimin!