Postuar më: 01/07/2020

Çelet sezoni veror: “Pusho shqip” bën bashkë shqiptarë të Shqipërisë dhe Kosovës

Klosi: 1 qershor – 31 qershor hynë 184 mijë pasaporta të huaja

Klosi: Investimet e drejtpërsëdrejta në rrugë, bënë që bregu i Shqiptarisë të jetë vend pushim për gjithë Ballkanin Perëndimor

Klosi: Besnikëria e këtij pushuesi, avantazh për turizmin shqiptar

Klosi: “Pusho shqip” për të respektuar qindra miliona euro investime

 

“Pusho Shqip” është slogani i sezonit turistik të këtij viti. U mbajt në Shëngjin takimi midis Ministrave të Turizmit të Shqipërisë dhe Kosovës, përkatësisht Blendi Klosi dhe Vesel Krasniqi. Në takim morën pjesë Prefektët dhe Kryetarët e Bashkive të zonave të Bregdetit të Shqipërisë, Kryetarët e Bashkive të Prizrenit dhe Prishtinës, si edhe disa nga tur operatorët e rëndësishëm, që operojnë në fushën e turizmit. Qëllimi i takimit ishte zyrtarizimi i sezonit turistik, masat e marra për mbarëvajtjen e sezonit si dhe trajtimi i problematikave, si dhe  shkëmbimi i mendimeve,eksperiencave si të bashkëpunojmë më mirë për të gjallëruar turizmin midis dy vendeve tona.

I ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, që pushimet e tyre t’i kalojnë në plazhet dhe pikat turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar sepse këtu veç pushimit mund të gjeni dhe ngrohtësinë shpirtërore, këtu ne ndihemi si në shtëpinë tonë dhe jemi si në shtëpinë tone, për këtë arsye ne nuk kemi nevojë të hulumtojmë pushime në bregdete të tjera për faktin se ne jemi një komb, ne kemi një kulturë  dhe mikëpritja, e cila ju bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë këtu në Shqipëri nuk mund ta gjeni askund. Prandaj nga këtu ju bëj thirrje publike që pushimet publike t’i kalojnë këtu në bregdetin shqiptar. Njëkohësisht siç ju bëj thirrje dhe vëllezërve tanë këtu nga Shqipëria që pushimet dimërore sigurisht t’i kalojnë në shtetin e Kosovës”- tha Vesel Krasniqi, Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës.

Në takimin e bërë disa javë më parë në Prishtinë ministrat tanë dakortësuan për hapjen sot të sezonit turistik veror në Shqipëri dhe në fund të tetorit për të hapur sezonin turistik dimëror në Kosovë. Gjithashtu ata ranë dakord dhe për të krijuar një platformë të përbashkët me të gjitha destinacionet turistike, historike, kulturore të përbashkëta mes dy vendeve, e cila do t’ju shërbente turistëve të huaj nga rajoni, Europa e më gjerë. “Hapja e kufijve në datën 1 qershor, vendi parë në rajon ne hapëm kufi me të parën i hapëm me Kosovën, ka sjellë në Shqipëri, mbase shumë më pak se sa i njëjti qershor i vitit 2019, por ama nga 1 qershori deri më 31 qershor kanë hyrë 184 mijë pasaporta të huaja ku numërin më të madh e kanë padyshim miqtë kosovarë që përsëri dëshmuan se duan dhe po bëjnë pushime shqip. Duan dhe do të bëjnë pushime në Shqipëri, duan dhe do të bëjnë kontributin e tyre të vazhdueshëm për këtë industri qindra miliona euroshe të krijuar me industrinë e turizmit. Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6.4 milion pasaporta të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Po s’duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 për qind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për të ndërtuar për turizmin.” – tha Ministri iTurizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Në këtë takim u diskutua mes të tjerash për problematikat e këtij sezoni, ku sigurimi i kushteve të higjienës dhe pastërtisë në stacionet e plazhit është kusht i panegociueshëm dhe e vetmja mundësi për t’u mbrojtur në këtë pandemi të COVID19. Ndërkohë ai siguroi se gjatë gjithë sezonit do të bashkëpunohet me policinë për sigurimin e rendit dhe qetësisë me ‘Baywatch’, rojet e plazhit për sigurimin e jetës si dhe janë marrë masa për sigurimin e higjienës. “E siç e thashë në fillim ne do të përpiqemi padyshim në politikat afatgjata të Ministrisë së Turizmit, të ndërtojmë bregun shqiptar si pasuri kombëtare e t’ja afrojmë në rradhë të parë gjithë rajonit , jo vetëm Shqiptarisë dhe këtë ta afrojmë nëpërmjet investimeve të drejtpërsëdrejta, rruga e Kombit, Rruga e Arbërit, autostrada joniane janë investime të drejtpërsëdrejta që mund ta realizojnë që bregu shqiptar, bregu i Shqiptarisë, të jetë bregu pushues i rajonit, për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor, pse jo të mos vijmë në këto pasuri. Por, ne na duhet që së bashku të njohim vendet e trashëgimisë natyrore, të vizitojmë Shqipërinë. Prandaj kemi partnerët tanë mbështetës të politikave të Ministrisë së Turizmit. Ne kemi shpallur për këtë vit fushatën e re: “Pusho Shqip”, e cila do të kërkojë të rikthejë në ndjesinë e gjithësecilit se po, për të njohur më shumë Shqipërinë, për të respektuar qindra miliona euro investime  të vitit 2020.”- tha Klosi.

Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës, Vesel Krasniqi

“Sot si asnjëherë tjetër ndihem i nderuar dhe jashtëzakonisht mirë për këtë mikpritje vllazërore për të cilën dua ta falenderoj ministrin Klosi për një organizim të tillë dhe dëshmojmë se jemi një popull i kulturuar, se kemi një kulturë, kemi një traditë të cilën e kemi treguar. Në takimet që kemi pasur në Prishtinë me ambasadorin dhe ministrin Klosi ne jemi dakorduar që këtë ditë ta bëjmë hapje sezonale të sezonit  të verës, të sezonit turistik, po ashtu në fund të tetorit në Kosovë  të bëjmë hapjen sezonale dimërore pastaj kemi dakorduar gjithashtu që në një të ardhme të afërme do të ngrejmë një ekip të përbashkët në të cilin ne do të ndërtojmë një platformë, apo më mirë të themi një ofertë ndërkombëtare me pikat turistike që ne kemi, me pikat kulturore, me kulturën historinë tonë të lavdishme, pasi ne kemi çfarë tu afrojmë shteteve apo popujve të tjerë. Sigurisht që ne sot dhe vetë  titulli që nënkupton shumë: “Pusho shqip” vërtet ne jemi një komb, ne kemi një histori, andaj unë i ftoj nga këtu të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës që vërtetë pushimet e tyre t’i kryejnë në plazhet, në vendet turistike të Shqipërisë, në bregdetin shqiptar sepse këtu veç pushimit mund të gjeni dhe ngrohtësinë shqirtërore , këtu ne ndihemi si në shtëpinë tonë dhe jemi si në shtëpinë tonë për këtë arsye ne nuk kemi nevojë të hulumtojmë pushime në bregdete të tjera për faktin se ne jemi një komb ne kemi një kulturë  dhe mikëpritja e cila ju bëhet kosovarëve nga vëllezërit tanë këtu në Shqipëri nuk mund ta gjeni askund. Prandaj nga këtu ju bëj thirrje publike që pushimet publike t’i kalojnë këtu në bregdetin shqiptar. Njëkohësisht siç ju bëj thirrje dhe vëllezërve tanë këtu nga Shqipëria që pushimet dimërore sigurisht t’i kalojnë në shtetin e Kosovës. Pushime të mbara.”

Nga këtu shfrytëzoj rastin që të dyja palët e bizneseve të të dyja vendeve të jetë kjo një mundësi e lidhjes si një mjet i përbashkët i bashkëpunimit të të dyja vendeve,  andaj juve ju uroj sezon të mbarë, suksese, na priftë e mbara gjithë popullin shqipëtar.

Më pas diskutuan kryetarët e bashkive dhe operatorët turistikë, të pranishmit vizituan Qendrën e Vizitorëve në Kune Vain, etj.