DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE DHE ZHVILLIMIT TË TURIZMIT

DREJTORIA E PËRGJITHSHME E POLITIKAVE DHE ZHVILLIMIT TË TURIZMIT

– Zhvillimi dhe zbatimi i politikave, programeve dhe projekteve zhvillimore në fushën e turizmit. – Koordinimi dhe monitorimi i zbatimit të tyre për të mbështetur zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit përmes respektimit të trashëgimisë dhe mjedisit, duke punuar me të gjithë aktorët.

  1. DREJTORIA E POLITIKAVE TË TURIZMIT DHE STRATEGJIVE TË ZHVILLIMIT

– Zhvillimi i politikave të turizmit, koordinimi dhe monitorimi i zbatimit të tyre dhe zhvillimi i mëtejmë i kornizës ligjore lidhur me politikat dhe strategjitë e zhvillimit të turizmit, produkti i turizmit, investimet, statistikat, etj.

– Implementimi i Strategjisë së Turizmit, në përputhje me strategjinë kombëtare të zhvillimit dhe kombëtare planin e territorit.

  1. DREJTORIA E PROGRAMEVE TË ZHVILLIMIT TË TURIZMIT

– Hartimi i planeve, programeve të turizmit, në funksion të planifikimit, zhvillimit të produktit turistik, programeve të zhvillimit të turizmit 3S (Deti, Rëra, Dielli) dhe 3C (Kultura, Klimaterika, Konferencat).

– Përpilimi, përcjellja e zbatueshmërisë dhe përsosjes së programeve të turizmit kulturor-historik (zonat e mbrojtura, monumentet kulturore, traditat), eko-turizmi, i ndërtuar mbi burimet natyrore, për turizmin malor dhe bregdetar.

  1. DREJTORIA E KONCEPTIMIT DHE REALIZUESHMËRISË SË PROJEKTEVE TË TURIZMIT

– Hartimi i planeve dhe studimeve mbi realizueshmërinë e projekteve në fushën e zhvillimit dhe promovimit të turizmit.

– Përgatitja e studimeve mbi format dhe rrugët e promovimit dhe marketingut të atraksioneve turistike.

  1. DEGËT TERRITORIALE TË MINISTRISË (12)

– Koordinimi i punës në terren për zbatimin e politikave të zhvillimit të produkteve të turizmit dhe menaxhimin e destinacioneve turistike, këshillimin dhe inkurajimin e ndërmarrjeve turistike për të përmbushur standardet dhe për të rritur cilësinë e shërbimeve dhe produkteve turistike të ofruara.