Postuar më: 16/04/2020

Klosi: Së bashku me ju të ndërtojmë për t’u ringritur

Durrës – Në Hotel Fafa në Durrës të strehuarit në hotel pas tërmetit të 26 nëntorit festuan festat e fundvitit. Festave të tyre ju bashkua dhe Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

“Natyrisht, që tragjedia ishte e madhe, dhimbja ishte e madhe humbjet ishin të shumta, por kjo ngjarje na bëri të shohim se solidaritetin, kjo vlerë që donim në Shqipëri dhe që  nuk na mungoi. Pamë se si hotelierët shqiptarë ju gjetën pranë të 12 mijë të dëmtuarëve nga tërmeti,një akt sublim kjo nga bisnesi turistik në shqipëri”, tha z. Klosi.

Ndërkohë ai ndau me të strehuarit në hotele dhe një porosi të vlefshme: “Është porosi dhe e  kryeministrit Edi Rama, që në këtë Natë të Vitit të Ri të jemi pranë jush dhe së bashku me ju të hartojmë projektet tona për të ringritur këtë qytet që u godit shumë nga tërmeti, Durrësin, për t’ju dhënë shpresë familjeve dhe njërëzve të tjerë të zakonshëm, të cilët u prekën nga kjo fatkeqësi natyrore”, përfundoi fjalën e tij z. Klosi.
Për strehimin e të dëmtuarëve nga tërmeti kanë hapur dyert 15 hotele në Durrës dhe 3 hotele në Shëngjin. Gjatë gjithë kësaj kohe, janë zhvilluar aktivitete të ndryshme argëtuese dhe lehtësuese për të zbutur sado pak dhimbjen të të dëmtuarëve. Hotelet kanë organizuar kopshtet dhe shkollat fillore, ndërsa më të rriturit shkuan në shkollat e padëmtuara të Durrësit dhe Shëngjinit.

 

Fjala e Ministrit z. Klosi     

 

Gezuar! Sot nuk eshte tamam nata e Vitit të Ri, po ne kemi menduar që sot të mblidheshim këtu, pasi ju dhe 16 hotele që na kanë ofruar mikpritjen për të dëmtuarit nga tërmeti të organizojmë një festë të Vitit të Ri, të festave, Krishtlindjes dhe Vitit të Ri me të gjithë familjarët, duke qenë pranë tyre dhe duke u përpjekur.  Natyrisht, që tragjedia ishte e madhe, dhimbja ishte e madhe humbjet ishin të shumta, por ama solidariteti nuk na mungoi dhe ajo që donim në Shqipëri, ku ne ju gjetëm pranë të 12 mijë të dëmtuarëve nga tërmeti është një gjë sublime dhe një akt shumë i madh nga hotelierët shqiptarë. Prandaj unë doja që këtë ditë gëzimi ta ndaja me ju edhe t’ju uroja të gjithëve e Vitin e Ri mbarësi në familjet tuaja, ta kalojmë sa më shpejt këtë tragjedi që na ndodhi edhe ta harrojmë sa më shpejt tërmetin dhe këtë vuajtje të madhe. Shteti shqiptar, kryeministri Edi Rama na ka porositur që në këtë Natë të Vitit të Ri të jemi pranë jush dhe së bashku me ju të ndërtojmë projektet tona për të ringritur një Durrës që u godit shumë nga tërmeti, për t’ju dhënë frymarrje familjeve dhe njerëzve të tjerë të zakonshëm, të cilët tërmeti i dëmtoi. Prandaj edhe një herë Gezuar dhe fat për Vititn e Ri 2020.

Lexo më shumë