Në mbështetje të nenit 31 të Ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, të pikës 11, të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr. 281/2016 “Për përcaktimin e kritereve dhe afateve të kërkesë propozimeve për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit”, të pikës 15, të Urdhrit të Ministrit nr. 164, dt. 22.05.2023 ‘Për disa shtesa në urdhrin e ministrit nr. 21, datë 23.01.2023 “Për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve”’ si dhe të Urdhrit të Ministrit nr. 102, dt. 26.02.2024 “Për miratimin e projekteve në turizëm që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit”;
Në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së projekteve që iu përgjigjën Thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetje financiare të projekteve në Turizëm, për vitin 2024, bazuar në vlerësimin e detajuar mbi dokumentacionin e dorëzuar, kohëzgjatjen e projektit, fondit për financimin e kërkuar, veprimtarinë e deritanishme të tyre, kontributit në fushën ku operojnë, përputhshmërinë e objektivave me politikat dhe strategjinë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit etj., me propozim të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve në turizëm, projektet e përzgjedhura janë 38 (tridhjetë e tetë) nga 89 (tetëdhjetë e nëntë) aplikime të paraqitura.
Projektet e miratuara paraqiten sipas listës së mëposhtme:
1 Cloud fest – Shoqata KREO
2 Tregojmë historinë tonë – Qendra TI
3 Toga fest – Pik Green
4 Shkodra online info tour – Oni shpk
5 Festa e çobanit mes malësorëve të Bogës – Qendra Gjenerata e Re
6 Always green tourism – Alisa Limaj
7 Promovimi i trashëgimisë kulturore nëpërmjet platformës Albania cultural tourism (muzeum 3D virtual) – Mediamix shpk
8 Gjirokastra rocks festival 4 – TID Gjirokastra
9 N’kafe të madhe – Besmir Limani
10 Saranda Fish Festival – Tok Digital Agency
11 Himara international music festival – Vibrant Project Association
12 South outdoor festival 2024 – Qendra e Artit Kontemporan
13 Promovimi i një territori me potencial turistik – Gvv pro Përmet
14 Sunwave – Briken Rrozhani
15 Promovimi dhe zhvillimi i zonës përmes aktiviteteve ProAkt – Vjosa Explorer
16 Check in fest Gjirokastër – Ardit Koleci
17 Albania all inclusive – Qendra Dritare
18 Të njohim perlat e jugut Shqiptar nën shoqërinë e vargjeve Naimiane – Klubi i shkrimtarëve dhe artistëve “Naim Frashëri” Përmet
19 Shtegu i gjelbër – Federata Shqiptare e Motoçiklizmit
20 Dita e Verës, eja në Elbasan – Bea Marketing & Promotions shpk
21 Kostumografia, një atraksion i çmuar turistik – Lizeta Hatika
22 Vjosa n’fest – Shoqata Tirana Ekspres
23 Edu-trip Korça – Shoqata Datoa
24 Nisma rinore për promovimin e turizmit malor në Bulqizë – Shoqata e natyrës dhe turizmit Bulqizë
25 Në sofrën Shqiptare – Fondacioni mediatik Dritan Hoxha
26 Turet folklorike dhe kulinare – Lift group shpk
27 XR Albania, projekt per udhëtimin virtual – AK Creative
28 Trails Durrësi app. – Shoqata KS Factor
29 Festivali ndërkombëtar i filmit dhe fotografisë, travel fest Albania, promovon turizmin shqiptar – Pandeli Çeço
30 Za fest – Qendra ZA
31 Shqipëria e vërtetë, magjia e fshatrave të bukura të Jugut – Qendra Culture is us
32 Shqipëria në Israeli Travel Channel – Hospitality and tourism academy (HAT)
33 Youth tourism HUB – Fondacioni Startup Albania
34 International ultra trail maratona “Vjosa Wild River” – Shoqata Maraton Albania
35 Album për zonat turistike dhe objektet e trashëgimisë kulturore – Qendra për angazhim, transformim dhe hulumtime (QATH)
36 Rreze dielli dhe ritëm – Qendra Shqiptare për një zhvillim të qëndrueshëm-ASDO
37 FolKult – Qendra Mirazh
38 Zhvillimi i turizmit, nëpërmjet promovimit të shtegut turistik dhe fuqizimit të komunitetit lokal në zonën Fushë Arrëz-Pukë (RurALB) – Shoqata qendra sociale në ndihmë të njerëzve në nevojë