Postuar më: 20/05/2019

Thirrje për Projekt Propozime në fushën e Turizmit

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit nga data 20/05/2019 deri më datën 19/06/2019. Qëllimi kryesor i kësaj thirrjeje është të forcojë konkurrencën dhe qëndrueshmërinë e sektorit të turizmit në Shqipëri, duke inkurajuar zgjerimin e sezonit turistik nëpërmjet promovimit të destinancioneve turistike e të vlerave të trashëgimnisë kulturore dhe natyrore vendase, duke përmirësuar cilësinë e shërbimit nëpërmjet edukimit, si dhe duke e diversifikuar atë me modele inovative të produkteve turistike. Duke pasur parasysh këto objektiva kryesore, thirrja e këtij viti është e ndarë në tre tematika:
1. Promovimin e destinacioneve turistike e të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe natyrore të vendit tonë.
Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:
• Rritjen e ndërgjegjësimit për rëndësinë që ka turizmi për zhvillimin e vendit dhe përfitimet e mundshme për popullsinë lokale të rajoneve të ndryshme nëpërmjet aktiviteteve promovuese, organizimit të festave lokale, etj.
• Përfshirjen gjithnjë e më shumë në sektorin e turizmit të komuniteteve lokale, me fokus angazhimin e të rinjve në promovimin e destinacioneve dhe vlerave turistike.
• Promovim online të destinacioneve turistike shqiptare dhe veprimtarisë së agroturizmit.
2. Zhvillimi/ përmirësimi/ përgatitja e studimeve apo modeleve të produkteve turistike specifike në përputhje me kërkesën gjithnjë në rritje për paketa inovative, që ofrojnë përvoja të pazakonta me surpriza dhe ide stimuluese, përveç shërbimeve bazë standarde.
Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:
• Idetë që sjellin risi dhe inovacion në shndërrimin e burimit turistik në produkt turistik.
• Zhvillimin e produkteve turistike për tu bërë të shfrytëzueshme përgjatë gjithë vitit.

3. Përmirësimi dhe rritja e cilësisë së shërbimit në industrinë e turizmit nëpërmjet edukimit profesional të burimeve njerëzore të subjekteve që zhvillojnë veprimtari në fushën e turizmit.
Nën këtë tematikë Ministria e Turizmit dhe Mjedisit do të bashkëfinancojë projekte që do të synojnë:
• Edukimin/formimin profesional cilësor të burimeve njerëzore të subjekteve që zhvillojnë veprimtari në fushën e turizmit.
• Zhvillimin e programeve edukative/ndërgjegjësuese në lidhje me mirëmbajtjen e mjedisit ujor detar.

Procedurat per perfitimin e mbeshtetjes financiare

Formulari docx

Formulari pdf

Projektet e Përzgjedhura