Kemi nisur një tur me komunitetin e biznesit të turizmit, pasi pasi kemi një detyrë të jashtëzakonshme vendosjen e normalitetit. Në bazë të urdhërit të nxjerrë nga ministria e shëndetësisë në datë 1 qershor ne do të hapim stacionet e plazhit për strukturat hoteliere dhe ajo që është më e rëndësishmja më datën 1 qershor ne do të hapim kufijtë tokësor. Pra, Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon dhe besoj që Europa po ashtu edhe më gjerë të hapë kufijtë tokësor për të krijuar më shumë hapësira për menaxhimin e strukturuar të turistëve të cilët i drejtohen bregdetit Shqiptar. Ka qenë një kërkesë e operatorëve turistik që në fillim të situatës emergjente se kur do të hapemi, kur do të hapemi dhe ja ne e mbajtëm fjalën dhe në ditët e para të qershorit hapëm kufijtë tokësor për të gjithë turistët që vijnë nga vendet e rajonit. Eshtë ndërmarrje shumë e vështirë është një ndërmarrje që s’ka qenë fare e thjeshtë, një ndërmarrje jo e thjeshtë për t’u ndërmarrë pasi situata duhet të jetë shumë nën kontrroll dhe një punë e jashtëzakonshme e gjithë sipërmarrësve shqiptarë dhe institucioneve shtetërore dhe vet operatorët e të gjitha niveleve ne ia dolëm të kishim një situatë të kontrrolluar të virusit . Tani jemi me frikën nëse do të vazhdojmë me masat e hapjes ne do të vazhdojmë me aktivitet të plotë turistik. A do të jenë të gatshëm hotelet, a do të jenë të gatshëm hotelierët që stafet e shërbimit të gjithë sistemit të turizmit që të ruajmë situatën për mos përhapje të infeksionit dhe për këtë arsye ka nevojë që të zbatojmë shumë më tepër rregulla për këtë arsye ka nevojë që të jemi shumë më tepër të kujdesëshëm, pasi një infektim në shkallë të gjerë do ta kthej mbrapsht dhe do të na bllokoj përsëri dhe do të jetë shumë e vështirë që të rimarrim veten, thënë të gjitha këto unë nga natyra jam optimist dhe përpiqem të mbaj një situatë të përgatitur të sektorit të turizmit po është shumë e nevojshme që të kemi kujdes të gjithë bashkë dhe këtë betejë në ditë të vështirë ta menaxhojmë me sa më shumë rregull për të pasur mundësi që situata të mos agravoj, Në drejtim të prefektes po zhvilloj këtë takim të Komitetit të Turizmit për Bashkinë e Kavajës për të dakortësuar me hotelierët dhe për të filluar procesin e menaxhimit nga data 1 qershor me hapjen e plazheve pranë hoteleve dhe më pas me plazhet public. Pse e kemi bërë kështu e para për të strukturuar atë që kemi thënë që kemi një pasuri të madhe kombëtare një pasuri që nuk i takon vetëm individi që zë një zonë me rërë por një pasuri kombëtare që prodhon shumë më tepër. Edhe në këtë kuadër ajo që ka qëenë kërkesë gjithëmonë është që kjo vijë bregdetare të mos jetë e ozupuar dhe të kalojë nga dora në dorë port ë jetë një vijë e menaxhuar që të prodhojë të ardhura në rradhë të parë për strukturat akomoduese që kryejnë aktivitetin e shërbimit turistik, pasi vitin e kaluar kemi qenë vet dëshmitar me prefektin, kryetarin që jemi përpjekur ta menaxhojmë por ka qenë shumë e vështirë të krijojmë dhe të kemi hapësira shumë të kontrrolluara që zhvillojmë turizmit, por të kemi shumë më tepër hapësira për qytetarët e thjeshtë të cilët e kanë patur shumë të vështirë që të gjenin spacio për të shfrytëzuar detin, për të shfrytëzuar rërën edhe pa qenë e nevojshme që të shkojmë te shezlloni që të shkojmë te pagesa edhe për t’u larë në det. Prandaj kjo është arsyeja e parë , e dyta është për tju ardhur në ndihmë komunitetit të hotelerëve dhe në rast se nuk ka hotele për t’ju ardhur në ndihmë poseduesëve të kulturave të shërbimit, pasi është shumë e rëndësishme edhe në këtë aspekt që ata të ndihen të qetë në biznesin e tyre për të garantuar që pushuesit të shkojnë në hotele për të zhvilluar aktivitetin e plazhit . Ajo që është përsëri në kuadër të koronës është që strukturat hoteliere kanë mundësi të garantojnë higjenën , të garantojnë masat për mos infektim kanë të detyruar të respetojnë rregullat e sigurisë në plazh kanë të detyruar të garantojnë kufizimin jo vetëm të rërës por dhe të hotelit dhe duhet të vijëzojnë detin që të mos kemi aksidente nga mjetet lundruese . Kjo ka qenë koncepti që kemi kërkuar që të realizojmë një ndarje të re të stacioneve të plazheve dhe nga data 1 qershor do të duhet të filloj aplikimi që për strukturat hoteliere sa më shpejt që të jetë e mundur që të kenë mundësi të realizojnë menaxhimin e sektorit të plazhit. Pra, ka një vendim të Këshillit të Ministrave që duhet ta zbatojnë po ashtu që nga dita kur u mor vendimi është miratuar dhe urdhëri i përbashkët i dy ministrave, ministrave të shëndetësisë dhe atij të turizmit për një plan rregullash dhe masash të protokollit dhe masave të covidit protokoll që shumë më tepër bazohet te higjena , një protokoll që një muaj e gjysmë përpara kur e hapëm për diskutim një muaj e gjysmë përpara ishte shumë më tepër strikt gjërat shikoheshin me shumë më tepër detalje por dhe nga takimet që kemi bërë me komunitetin tuaj marrja e mendimeve të shumë hotelierëve në gjithë Shqipërinë dhe po ashtu në takimet me shoqatat që ju përfaqësojnë juve në ministrinë e shëndetësisë kemi dakortësuar me një protokoll shumë më tepër të plotësuar, të bazuar te higjena dhe masat që normalisht duhen zbatuar, pasi unë e them shpesh që hotelet shqiptare dhe ato të reja janë të shkëlqyer per sa i përket investimit dhe janë të shkëlqyera për sa i përket mënyrës së menaxhimit që të garantojnë higjenën, pastërtinë, shërbimin e mirë, prandaj këto masat që janë bazuar kryesisht në situatën e koronës dhe menaxhimi i stacioneve të plazhit besoj do të jetë shumë i menaxhuar. Për të kaluar te ajo që kemi dakortësuar me gjithë kryetarët e bashkive është një menaxhim i gjithë vijës bregdetare , kemi bërë një master plan të gjithë vijës bregdetare duke ndarë në mënyrë të plotë zonat që ne mendojmë se do ti kemi zona të gjelbëra ka zona që do ti ofrohen që ju afrohen më qartë njerëzve që nuk duan të shkojnë në zona të menaxhuara nga pikëpamja e shezolloneve dhe cadrave dhe po ashtu kemi ndarë në të gjithë territorin nga veriu në jug me një hartë shumë të detajuar me njësi të gjithë zonën që do të menaxhohet nga operatorët turistik, për të garantuar që të mos kemi një situatë si ajo e vjetshmja ku megjithëse kishim shfrytëzim 100 për qind të rërës dhe një uzurpish 100 për qind të sipërfaqes të rërës e plazhit kishim të ardhura shumë të cunguara në bashkitë pasi kontratat ishin shumë larg realitetit . Po ashtu kishim një vështirësi shumë të madhe nga komuniteti hotelier që unë e kam ndjerë nga veriu në jug në sezonet e vjetshme dhe të parvjetshme ku e kishin të pamunduar që të gjenin hapësira për të cuar klientët e tyre dhe logjika e “tokës së zanun” që dikush e kishte dhe pastaj ja rishiste biznesin hoteleve do të duhet të marri fund. Ajo që kemi ndërtuar është sic thash një vendimarrje me kryetarët e bashkive, për të rritur shumë më tepër sipërfaqen e gjelbër e cila i ofrohet qytetarëve do të duhet po ashtu të kuptojmë që në një vijë bregdetare 400 km nga veriu në jug vetëm 10 për qind e saj është sipërfaqe e menaxhuar pjesa tjetër është akoma e lirë , plazhe të lira, po plazhe të cilat ne nuk do të garantojmë ose nuk do të sugjerojmë shkuarjen apo bërjen e plazhit, pasi rreziku për sigurinë e jetës është i madh . Pra ne do të vazhdojmë të kuptojmë që 100 plazhe të lejuara të kemi në Shqipëri dhe në këtë sipërfaqe të cilën ne e konsiderojmë një sipërfaqe plazhi të menaxhuar ne do të vendosim disa rregulla, që zona jeshile do të jetë shumë më tepër e identifukuar, të jetë shumë më tepër e identifikuar nga bashkitë që kush janë zonat që do të bëhet plazh dhe zona e verdhë do të jetë zona e menaxhuar nga publiku që të kemi raportin e vjetshëm. Pra 80 për qind për bizneset dhe 20 për qind për publiket, por si do të procedohet me zonën e lejeve për stacionet e plazheve që do të menaxhohet nga subjektet, Vendimi Këshillit të Minsitrave përcakton prioritet të parët që do të përzgjidhen janë hotelet e vijës së parë , duke kërkuar që të menaxhojnë sipërfaqen para hotelit të tyre, jo pse janë në vijë të parë të kenë gjithë sipërfaqen e plazhit, do të zënë vetëm sipërfaqen vetëm atë që kanë para hotelit të tyre, po ashtu pas hoteleve të vijës së parë do tju kërkohet hoteleve të tjera që të gjejnë veten në zonat e menaxhuara sipas ndarjes që kemi bërë rreth 10 metra ballore për cdo njësi. po natyrisht kjo mund të jetë sipas nevojave për të menaxhuar situatën përball hotelit të tij dhe në zonat ku nuk ka hotele ku nuk ka struktura akomoduese, do të shohim që sin ë zoënën e Gjirit të Lalëzit ku nuk ka hotele vija bregdetare e meaxhuar do të menaxhohet nga astruktura që odfrojnë shërbim që ka numër të konsiderueshëm tavolinash, mbi 20 tavolina. Zonat që do të merren nga restorantet apo struktuarat menaxhuese por që garantojnë higjenën garantojnë beyëatchin garantojnë vijëzimin e detit garantojnë rregullat e pastërtisë në zonën që posedojnë do të mbeten zona publike, për të cilat sic e thashë do te jenë për qytetarët që nuk duan të zgjedhin plazhin privat. Pra, realziojmë 2 objektiva kryesore rritjen e hapësirave për njerëzit dhe respektimin e protokollit shëndetësor.