Në mbështetje të nenit 31 të Ligjit nr. 93/2015 “Për turizmin”, i ndryshuar, të pikës 11, të Vendimit të Këshillit të Minstrave nr. 281/2016 “Për përcaktimin e kritereve dhe afateve të kërkesë propozimeve për mbështetjen financiare të projekteve në fushën e turizmit”, të pikës 15, të Urdhrit të Ministrit nr. 21, datë 23.01.2023 “Për mënyrën e funksionimit të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve”, si dhe të Urdhrit të Ministrit nr. 73 datë 02.03.2023 “Për miratimin e projekteve në turizëm që përfitojnë mbështetje financiare nga buxheti i shtetit”, në përfundim të procedurës së përzgjedhjes së projekteve që iu përgjigjën Thirrjes së Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit për mbështetje financiare të projekteve në Turizëm, për vitin 2023, bazuar në vlerësimin e detajuar mbi dokumentacionin e dorëzuar, kohëzgjatjen e projektit, fondit për financimin e kërkuar, veprimtarinë e deritanishme të tyre, kontributit në fushën ku operojnë, përputhshmërinë e objektivave me politikat dhe strategjitë e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit etj., me propozim të Komisionit të Përzgjedhjes së Projekteve në turizëm, projektet e përzgjedhura janë 25 nga 68 aplikime të paraqitura.
Projektet e miratuara paraqiten sipas listës së mëposhtme
1- 80 Tour of Albania – Federata Shqipare e Çiklizmit
2- Promovimi dhe fuqizimi i infrastrukturës dhe ofertës turistike në Bashkinë Këlcyrë-Shoqata e “Alpinizmit dhe Turizmit Malor Përmet”
3- Rally Albania 2023– Federata Shqiptare e Motociklizmit
4- Chek in Fest – Pik
5- “South Outdoor Festival” 2023 – Qendra “Citrus”;
6- Promovimi i destinacioneve dhe zhvilimi i produkteve turistike/ Dita e Verës – Eja në Elbasan – Bea Print & Promotions-
7- Monopatet e tingujve -Albaid
8- Harta digjitale e Turizmit në Shqipëri\ Faza 2– Block & Roll Albania
9- Shtegu i gjelbër – Active Mobility –
10- Fuqizimi i turizmit dhe afrimi i të rinjve me natyrën në bashkinë Permet (Rin-Per-Tur)-Vjosa Explorer
11- VR Tours in Vlora Region– IDE 360
12- Edhe fshati yt vlen – Hospitality and Tourism Academy – Gladiola Dona
13- Himara International Music Festival (Edicioni II) – Vibrant Project Association
14- “Vjosa n’Fest”- Tirana Ekpres
15- Promovimi i Shqipërisë, Turistike, në Panairin e Berlinit nga Operatoret Turistik Shqiptar – Unioni Turistik Shqiptar
16- Turizmi On Tour – Qëndra “Dragoi Blu”
17- Shqipëri ku tjetër!/Albania where else! – Qëndra Dritare
18- Wines of Albania – MEDIAMIX sh.p.k
19- Shqipëria 2023– Deliart Association
20- Qëndra e Artit dhe Mendimit Bashkëkohor -Nga Antikiteti në Artin Bashkëkohor Shqiptar – HARABEL
21- Albanian Travel Page – Turizmi Shqiptar 360 grad – Gentian Ferhati PF
22- Pazari – Gjirokastër Free WIFI Zone – Insituti Shqiptar i SME -ve “SME Albania”
23- SOFAT – Vizioni i Ri 2016
24- “SFIL-ART” Dibra në art dhe traditë – Dixhi Print AL
25- A e njeh vëndin tim? – Le Spot Production