Postuar më: 05/11/2023

Njoftim për hapjen e aplikimeve për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi

Njoftohen të gjithë subjektet që disponojnë strukturë akomoduese/shërbimi dhe dëshirojnë të aplikojnë për marrje në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si “Stacion Plazhi”, se aplikimet do të qëndrojnë të hapura nga data 06.11.2023 deri 30 ditë nga data e fillimit të aplikimit.

Ky shërbim ofrohet online në portalin e-Albania, me përshkrimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.

Shqyrtimi i aplikimeve kryhet në përputhje me VKM nr. 171, datë 27.03.2019 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit””, të ndryshuar dhe përzgjedhja e subjekteve për lidhje e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve, bëhet sipas prioritetit të mëposhtëm:

a) Subjekti të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi para strukturës akomoduese;

b) Subjekti të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, në afërsi me stacionin e plazhit;

c) Në rast se nuk ka strukturë akomoduese apo interes nga strukturat akomoduese si më sipër, subjekti duhet të disponojë një strukturë shërbimi me kapacitet mbi 20 tavolina dhe të ketë hapësirë plazhi pranë strukturës;

ç) Në mungesë të strukturave akomoduese apo të strukturave të shërbimit si më sipër, subjekti mund të aplikojë për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit, sipas përcaktimeve të pikës 4, të nenit 9, të vendimit nr. 171, datë 27.3.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, të ndryshuar, njëkohësisht me kërkesën për menaxhimin e stacionit të plazhit, sipas përcaktimeve, të parashikuara me urdhër të ministrit përgjegjës të turizmit. Sipërfaqja e lejuar e strukturës së shërbimit mund të jetë deri në 10 (dhjetë) % të të gjithë sipërfaqes së miratuar të stacionit të plazhit, por në çdo rast, nuk mund të tejkalojë sipërfaqen totale prej 60 (gjashtëdhjetë) m2.

Për më shumë informacion:

VKM nr. 171, datë 27.03.2019 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, i ndryshuar.

Urdhër nr. 38, datë 27.01.2022, “Për përcaktimin e mënyrës së aplikimit për vendosjen e strukturës së shërbimit në brezin e shërbimeve të stacionit të plazhit”.

*Linku për aplikim: 

https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13881&fbclid=IwAR02Hmss3UlhVl0Mqo4qh092Yo_QtehRXG8Es5XH7iS7DuL1N477K2yrMaA