ASISTENCË TEKNIKE PËR FORCIMIN E KAPACITETEVE INSTITUCIONALE TË MINISTRISË SË MJEDISIT PËR ZBATIMIN E LEGJISLACIONIT EVROPIAN PËR MJEDISIN DHE KLIMËN  IBECA – IPA 2013

Objektivi i projektit: Të mbështesë zhvillimin e qëndrueshëm të vendit përmes kërkesave dhe menaxhimit më të mirë të mjedisit dhe klimës duke bërë të mundur që institucionet shtetërore të zhvillojnë, zbatojnë dhe detyrojnë standardet e legjislacionit të BE-së për mjedisin dhe klimën.

Komponentët e projektit janë:

  • Komponenti A: Rritja e efektivitetit të strategjisë së mjedisit dhe të ndryshimeve klimatike përmes hartimit dhe zbatimit të planit sektorial dhe transpozimit dhe zbatimit të akteve prioritare të legjislacionit evropian për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
  • Komponenti B: Përmirësimi i inspektimit, detyrimit dhe ndjekjes penalisht të shkeljeve të legjislacionit për mjedisin dhe ndryshimet klimatike.
  • Komponenti C: Përmirësimi i menaxhimit të mjedisit dhe ndryshimeve klimatike nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit në nivel qëndror e lokal.