Postuar më: 01/07/2020

Fjala e Ministrit të Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi me z. Vesel Krasniqi, Ministri i Tregëtisë dhe Industrisë së Kosovës

1 korrik 2020, Lezhë – Pushuesit e Kosovës ne nuk ju kemi pasaporta në regjistrin tonë turistik, nuk janë as vizitorët e Shqipërisë në të dyja anët e bjeshkëve që siç e kemi zakon ne të gjithë së bashku ju mirëpresim dhe ju respektojmë në maksimum. Nuk janë vizitorë, por janë shqiptarë, jemi së bashku dhe padyshim në të dyja anët e bjeshkëve jetojnë ata shqiptarë të cilët këtë detin e Adriatikut dhe Jonit e kanë detin e tyre. Prandaj i  nderuar Ministër, miq , kryetari i Bashkisë së Prizrenit, ZV Ministra, anëtarë të komitetit drejtues të politikave , kryetarë të bashkive të bregdetit, Prefektë, operatorët turistikë. Shumë faleminderit që të gjithë së bashku kemi ardhur këtu që me një zë unik, të vetëm e të gjithë së bashku  të bëjmë një sezon të mirë për Shqiptarinë, të kemi mundësi edhe për çfarë bëjmë në jetën e përditshme të ndajmë së bashku , gëzime dhe festa, përjetojmë së bashku, pushimet i bëjmë bashkë, dasmat i bëjmë bashkë,  dertet i ndajmë bashkë, le të ndajmë dhe këtë pasuri të madhe kombëtare që kemi e kur më shumë se sa sot në këtë ditë,në të cilën e gjithë bota po vuan në industrinë e Turizmit ne na duhet të bëjmë një thirrje të hapur, një thirrje zemre për menaxhim  të sukseshëm  të këtij sezoni të vështirë. Kur më shumë se sa sot ne na duhet të bëjmë bashkë për luftuar një armik, që ne i themi i padukshëm, por që tani dukshëm po dëmton turizmin në industrinë e kaq shumë investimeve në këtë vit të vështirë në të gjithë botën. Koha na dikton që të jemi në kushtet e lartësisë për t’ju përshtatur kushteve të reja, ku më e rëndësishme nga të gjitha është padyshim siguria e jetës  dhe siguria e njerëzve, po ama edhe në kushtet e ruajtjes strikte të higjenës ne mund të kemi një sezon turistik të mirë, një sezon turistik të begatë ,një sezon turistik me halle dhe probleme , por një sezon turistik që do të mirëpresi gjithë ata që duan të shfrytëzojnë këtë pasuri të madhe kombëtare që kemi së bashku . Kjo industri e re ka hyrë në vitet e fundit në unionin ekonomik dhe aktivitetin jetësor formal dhe informal tonin. Ka kaq shumë investime, ka kaq shumë biznese  të cilat mbuijetojnë me turizmin. Ky kompleks është një nga ato komplekse të cilat kanë dëshmuar bashkëpunimin e jashtëzakonshëm nëpërmjet shqiptarëve në të dyja anët e bjeshkës. Rafaelo dhe shumë hotele të tjera këtu në Shëngjin dhe kudo në Shqipëri  në Durrës, në Velipojë ,por dhe në Jug  dhe kryetarët e bashkive janë këtu dëshmitarë  të dëshmojnë se janë ndërtuar  falë këtij bashkëpunimi  që operatorët turistikë sot prezentë  në këtë aktivitet kanë bërë një punë  të jashtëzakonshme pa pyetur shumë për politikat administrative, pa ndjekur shumë konferencat dhe takimet tona, por kanë gjetur  një biznes gjithë vjetor, për të ndërtuar këtë mrekulli, të cilat pa këtë kontribut  të investitorëve privatë do të ishin  të pamundura të realizoheshin dhe ne në Shqipëri realisht kemi të drejtë të krenohemi me këtë pasuri të përbashkët që e kemi krijuar bashkë, sot Rruzhdiu një nga miqtë e mi të vjetër dhe oponent  me Minstrinë për politikat e minstrisë thotë se ka sjellë mbi 500 qytetarë  të Prizrenit dhe Kosovës në përgjithësi këtu në Rafaelo, sot ne mund të themi që hapja e kufijve në datën 1 qershor vendi parë në rajon ne hapëm kufi me të parën i hapëm me Kosovën, ka sjellë  në Shqipëri, mbase shumë më pak se sa i njëjti qershor i vitit 2019, por ama nga 1 qershori deri më 31 qershor kanë hyrë 184 mijë pasaporta të huaja,  ku numrin më të madh e kanë padyshim miqtë kosovarë që përsëri dëshmuan se duan dhe po bëjnë pushime shqip. Duan dhe do të bëjnë pushime në Shqipëri, duan dhe do të bëjnë kontributin e tyre të vazhdueshëm për këtë industri qindra miliona euroshe të krijuar me indistrinë e turizmit. Në 2013 në Shqipëri kanë hyrë 3 milionë pasaporta të huaja, në 2019 u dyfishua dhe u tejkalua dyfishimi 6.4 milion pasaporta të huaja, 2020 do të ishte një vit i jashtëzakonshëm, ku padyshim do të shkonim mbi 7 milionë vizitorë të huaj. Po s’duhet të harrojmë që në këto shifra të rritura pasaporta kosovare shkon mbi 35 përqind dhe besnikëria e këtij pushuesi na ka bërë që ne të jemi kaq shumë të avancuar në këtë përpjekje të madhe të përbashkët për të ndërtuar për turizmin. Kolegët përfaques të ministrive, të involvuara drejtpërdrejt  në menaxhimin e sektorit turistik dhe doja të falenderoja shumë zonjën Bardhylka që është sot prezente dhe kolegët e tjerë zv.ministra të Ministrisë së Mbrojtjes, Ministrisë së Brendshme, Ministrisë së Transportit dhe institucione të tjera menaxhuese  të sektorit të turizmit në këtë mbledhje  të vazhdueshme të sektorit turistik, kemi ardhur për të dëgjuar problematikat e të gjithë kryetarëve  të bashkive, të gjithë prefektet e qarqeve për të pasur mundësi për të vendosur përsëri edhe në këto ditë të vështira një sërë rregullash të cilat do ta garantojnë që të kemi një pushues, i cili  të jetë i garantuar nga pikëpamja jetësore, pra të ketë  garanci për jetën,  të ketë garanci nga strukturat e Ministrisë së Rendit, përsa i përket rendit publik, që ajo  në këtë zonë në vitet e fundit nuk kemi pasur asnjë incident të kemi garancinë se do të kemi një sektor të mbrojtur në plazh, pra ruajtësit e plazhit  dhe nga mjetet e shpejtësisë për të mos shkaktuar incidente të kemi mundësinë të garantojmë të gjithë kryetarët e bashkive, me prefektin, me institucionet shtetërore pastërtinë  kaq shumë të nevojshme në plazhet tona dhe sot ishim në një aktivitet me kryetarin e bashkisë  dhe unë dua ta përshëndes se dëshmon realisht se kur ka një impenjim dhe këtu të gjithë kryetarët e bashkive mund ta dëshmojnë këtë kemi një situatë jashtëzakonisht shumë më ndryshe , por një situatë të pastër nga pikëpamja e higjenës . Por po ashtu kemi këtu operatorët turistikë, të cilët në këto dhe komuniteti duhet të dëshmojnë se kanë arritur të fitojën se higjena dhe respektimi i kushteve të vendosura nga Ministria e Shëndetësisë për menaxhimin e sezonit turistik brenda rregullave të mos përhapjes së pandemisë dhe po ashtu krijimi i stacioneve të plazhit, krijimi i dy problemeve shumë të rëndësishme të higjenës. Pra vendosja e pastërtisë dhe vendosja e higjenës së njeriut pra tualetet dhe dushet është një detyrim i pa negociueshëm. Pra na duhet të vendosim rregulla për të pasur një sezon brenda problematikave të koronës, por një sezon i cili do të menaxhojë ashtu si duhet sektorin turistik në vendin tonë. Pra, të nderuar miq së bashku me Veselin, më fal Vesel që të drejtohem, por besoj se të kam mik dhe dua shumë të të kem mik, po kjo punë nuk është vetëm miqësi dhe së bashku me  Ministrin Krasniqi pra me detyrën e ministrit ne duhet të jemi shumë të gëzuar që kaq shumë njerëz na kanë gëzuar sot, ka shumë njerëz e dëshmojnë që ne politikat e ministrive tona janë në rrugë kaq të mbarë dhe janë në një drejtim , i cili ka nevojë të përmirësohet por ka nevojë të jetë i qartë, të jemi të qartë.Ne këtë vit duhet ta themi me forcë “Pusho shqip”. “Unë rri në Shqipëri”, “Unë ndjek një politikë”, e cila është një politikë kombëtare në këto momente, Pushimet në Shqipëri, njohja e Shqipërisë, njohja e Prizrenit, njohja e Kosovës, njohja e Bjeshkëve në të dyja anët e saj, zbulimi i bukurive natyrore është një obligim, i cili ju duhet brezave në fund të fundit. Ne jemi të gjithë në këtë sallë të gjithë në këtë takim dhe shumë pak e njohim Shqipërinë, shumë pak i njohim bukuritë e Alpeve tona. Shumë pak i dinë në zona të caktuara çfarë pasurish kemi, e të gjithë këto i kemi bashkë.E siç e thashë në fillim ne do të përpiqemi padyshim në politikat afatgjata të Minsitrisë së Turizmit, të ndërtojmë bregun shqiptar si pasuri kombëtare  e t’ja afrojmë në rradhë të parë gjithë rajonit , jo vetëm Shqiptarisë dhe këtë ta afrojmë nëpërmjet investimeve të drejtpërdrejta, rruga e Kombit, Rruga e Arbërit, autostrada joniane janë investime të dretpërdrejta që mund ta realizojnë që bregu shqiptar bregu i shqiptarisë, të jetë bregu pushues i rajonit, për gjithë vendet e Ballkanit Perëndimor. Pse jo të mos vijmë në këto pasuri,por, ne na duhet që së bashku të njohim vendet e trashëgimisë natyrore, të vizitojnë Shqipërinë. Prandaj kemi partnerët tanë mbështetës të politikave të Ministrisë së Turizmit. Ne kemi shpallur për këtë vit fushatën e re : “Pusho Shqip”, e cila do të kërkojë të rikthejë në ndjesinë e gjithësecilit se po, për të njohur më shumë Shqipërinë, për të respektuar qindra miliona euro investime  të vitit 2020 të Markut, Rafaelos dhe shumë që janë këtu dhe s’dua ti përmend se nis xhelozia se kë mbështes më shumë, por unë i mbështes të gjithë, si atë që ka bërë një investim si ky ku jemi me 1 mijë dhoma si atë që ka bërë një pikë agro turizmi si atë që ka ndërtuar një pikë të fortë kulinarie, si atë që ka ndërtuar një guest house në malin e Dibrës edhe atë po ndërton dhe po ndërton një strukturë në Brezovicë, si atë që do të vizitojë Syrin e Kaltër, apo që do të shikojë se sa i bukur është Pogradeci gjatë gjithë vitit. Pra ne duhet t’i mbështesim të gjithë, duhet të krijojmë një situatë energjie të krijojmë një situatë të tillë edhe mes problematikave, që t’ua afrojmë edhe shqiptarëve në të dy anët e Bjeshkëve, por gjithë rajonit këtë vit dhe jo më pastaj në vitin 2021 shumë më tepër se sa rajonit atë çfarë ne kemi natyrën, trashëgiminë natyrore, historinë tonë të përbashkët, dhe kaq shumë histori dhe legjenda t’i jetojmë shqip. Pradaj shumë faleminderit dhe të le të jetë një vit i pastër, le të jetë një vit i fortë nga pikëpamja e ndesisë sonë të brendshme për të bërë turizëm dhe pse jo le të jetë një vit me biznes i cili ka dëshmuar që dhe ne bashkë, me sa mundësi të kemi mund të krijojmë një situatë pozitive për hotelerinë e Durrësit, të Shkodrës, të Lezhës, të Sarandës, të Vlorës, të Korçës, të Beratit kudo të Prizrenit për të pasur pushues shqip.