Postuar më: 17/03/2023

Fjala e Ministres së Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro në ceremoninë e shpalljes së lumit Vjosa i pari Park Kombëtar i një lumi të egër në Evropë

Vjosa, krijohet Parku i Parë Kombëtar i një lumi të egër në Evropë   

Një “përrallë ekologjike” e quante para 3 ditësh, e përditshmja franceze “Les Échos” vendimmarrjen tonë më të fundit: shpalljen e lumit të Vjosës “Park Kombëtar”. “Mbretëreshë e lumenjve të Europës”, e cilësonte kohë më parë gazeta Liberation.“Parajsë mjedisore emblematike”, shkruan “The Guardian”.

A është vërtetë një “përrallë” rrugëtimi disavjeçar i qeverisë shqiptare që nga ndalimi dhe pezullimi i ndërhyrjeve me diga në lumin Vjosë dhe 3 degët e tij: lumin e Bënçës, lumin Drino dhe lumin e Shushicës, që nga shpallja “Park Natyror” në janar të vitit 2022.

Nga diskutimet e gjata për bashkëpunim me “Patagonia-n”, te firmosja e marrëveshjes për bashkëpunim, pati një punë shumë intensive të 30 ekspertëve vendas e të huaj në koordinim të ngushtë midis Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit me IUCN. Me ta, hap pas hapi, fshat më fshat, përshkuam të gjithë hapësirën e mbretëreshës së lumenjve, për ta ruajtur të egër, për ta mbrojtur nga ndërhyrjet që i ndryshojnë natyrën, por edhe për ta përgatitur për zhvillimin e qendrueshëm të ekonomive të zonës,  nga Leskoviku e Çarshova e Përmetit, deri në Këlcyrë e Tepelenë, Memaliaj e Fier, Selenicë e Vlorë, Gjirokastër, Dropull e Libohovë.

Plot 12.727 hektarë, nga të cilat 47% janë sipërfaqe ujore, 36% janë bregore dhe pjesa tjetër shpate kanionesh dhe rripa tokësorë. Dhe ja ku është! Vjosa “Park Kombëtar” tani! Vjosa National Park Now!

Nuk është përrallë, por realitet. Realitet i një pune të bërë nga disa dhjetra ekspertë nën drejtimin e koordinatores tonë kombëtare për këtë projekt Adelina Greca, dhe të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, si dhe të koordinatorit ndërkombëtar Andrej Sovinc të IUCN.

Është realitet i vizionit të qeverisë shqiptare që qartazi ka shpallur mjedisin prioritet duke bërë realitet atë model zhvillimi të qëndrueshëm që mediat e kanë quajtur përrallë ekologjike. Por është edhe realitet i një Shqipërie që rritet, emancipohet, i një shoqërie që piqet bashkë me rritjen ekonomike dhe me integrimin europian.

Shenjë emancipimi social dhe politik është roli që ka luajtur shoqëria civile në këtë maturim të vendit tonë që rrit ndjeshmërinë ndaj klimës, mjedisit, natyrës, shenjë emacipimi është gjithë komunikimi disavjecar i aktorëve të ndryshëm të shoqërisë nga komuniteti, fermerët, operatorët turistikë, organizatat mjedisore, shenjë emancipimi dhe kurajoje politike është edhe ky vendim i qeversië shqiptare sot!

Jo thjesht se kemi bërë punën studimore dhe kemi marrë vendimin, por sepse kemi sfiduar historinë. Me vendimin e sotëm kemi marrë përsipër të ndryshojmë rrjedhën e logjikës ekonomike të dikurshme, të diktuar nga mangësitë e kohës; kemi sfiduar të shkuarën në emër të të sotmes së përgjegjshme dhe të së ardhmes së qendrueshme.

Dhe tani dy fjalë për partnerët dhe bashkëpunëtorët e këtij procesi: Erdhëm deri këtu falë një komunikimi intensiv me Ryan Gellert, CEO-n e Patagonia-s, me të cilin arritëm të ndërtojmë një ekip bashkëpunues midis organizatave mjedisore dhe institucioneve shqiptare, nën kornizën e IUCN. Faleminderit Ryan Gellert, Faleminderit Boris Erg, drejtori për Europën dhe Azinë i IUCN, që ndodheni sot këtu.

Megjithatë, ky nuk është një falenderim për të thënë mirupafshim, por për të thënë, tani fillon! Dua të sjell në vëmendje që tashmë këtë bashkëpunim duhet ta forcojmë edhe më shumë, sepse nëse objektivi i ish-protestuesve, i aktivistëve mjedisorë, ishte vetëm shpallja, atëhere i kemi dhënë publikut mesazhin e gabuar!

Nëse ky bashkëpunim ndalet tani për të shkuar në një tjetër drejtim bashkë me medaljen e statusit të “Parkut Kombëtar” të lumit të egër, kjo do të thoshte që e kemi braktisur komunitetin, bashkitë dhe qeverinë shqiptare, e cila synon prosperitetin e kësaj zone, përmes zhvillimit të qëndrueshëm. Prandaj një epokë e re bashkëpunimi fillon tani, ajo e hartimit të planit të menaxhimit, të administrimit të këtij territori, të përgatitjes së projekteve, të shoqërimit të fermerëve dhe bizneseve të zonës me grante dhe të krijimit të modeleve të zhvillimit.

Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, bashkë ta bëjmë modelin se si mund të jetohet e të punohet edhe buzë një lumi të egër me shpirtra njerëzorë të butë.

Vjosa është lumi i fundit i egër në Europë, bashkë ta bëjmë modelin se si mund të jetohet e të punohet edhe buzë një lumi të egër me shpirtra njerëzorë të butë