12.05.2020, Bashkia Puke- Kryetari i Bashkisë së Pukës më mori shumë i shqetësuar në telefon dhe më tha po s’vumë dorë mundet të shkojmë në një katastrofë të madhe në pyjet e Pukës dhe është e vërtet që Profesoriati u përgjigj menjëherë së bashku me Agjencinë e Zonave të Mbrojtura. Bëmë një operacion për të parë realisht se ku ishte situata dhe për të kuptuar realisht dëmin, që ndodhej në masivin pyjor të Pukës dhe pastaj do vazhdojmë në gjithë Shqipërinë. Eshtë e vërtet nga studimi që bëmë AKZM së bashku me pedagogët e Univetsitetit Bujqësor evidentuam një dëmtim ose një përfshirje në këtë sipërfaqe, në këtë pjesë të pandemisë së pemëve rreth 30 për qind të sipërfaqes tona me pisha. Pra, një situatë që me syrin e lirë dhe për njerëzit dhe për popullin për ata që nuk kuptojnë shumë nga pyjet ishte një situatë dramatike, por profesorët e panë edhe këtë situatë si një situatë që mund të sjellë një zhvillim dhe zhvillimi është që ne të rikujtojmë, që kemi shumë për të bërë dhe pyjet sikur janë atje sikur është një situatë e pandemie, por bukurinë natyrore në të vërtetë duan dhe ata përjkujdesin e tyre, duan dhe ata vëmendjen e tyre. Për shumë kohë është lënë mënjanë shkenca e pyjeve. Për këtë arsye jemi këtu, jemi pra për dy qëllime kryesore, E para për të promovuar ligjin e ri të pyjeve dhe e dyta për të vazhduar procesin tonë për të luftuar procesionaren. Dekani i Fakultetit të Pyjeve vendosi ta quaj operacioni Puka dhe e filluam këtu operacionin por dp ta vazhdojmë në gjithë Shqipërinë . Do të jetë një operacion që ka shumë nevojë për të qenë së bashku Ministria e Mjedisit dhe organet politik bërëse. Fakulteti i Pyjeve si pjesa monitoruese dhe drejtuese e operacionit, bashkitë në të gjithë vendin, të cilët duhet tashmë ta kenë të qartë që janë ata aktorët kryesorë për sipërfaqet e mëdha që kanë në varësi. Dhe këto dy arsye që na sollën këtu janë arsye që s’ka asnjë vend më të mirë, kjo pllajë ku ne po marrin inicie për të filluar këtë operacion që do të vazhdojë në gjithë Shqipërinë që të përshtateshin qartësisht me detyrën që ne i kemi vënë vetes. Ligji i ri i pyjeve është ligj kuadër, i cili është një nga ligjet e debatuara për dy vjet në të gjithë territorin e vendit, një ligj që është diskutuar masivisht me grupet e interesit, kryetarët e bashkive, me pedagogët e universitetime shkenctarët e pyjeve, por që cdo ditë që kalon cdo ditë tregon që nevojë për tu shpjeguar ashtu sic duhet në implementin, por për tu shpjeguar edhe atë që profesori për të parë se cfarë duhet bërë më mireë që kjo situatë të ndryshoj. Jemi në një ligj, i cili kërkon në rradhë të parë që t’i rikthejmë me forcë pyjet në komunitet. Dhe si përfaqësues më i lartë i komunitetit që janë bashkitë ti kthej pyjet si pasuri më e lartë në komunitet. Ligji I ri I jep të drejta të plota mbi pyjet dhe jo vetëm të drejta pronësie, por dhe të drejta për menaxhim, të drejta për përfitime dytësore që vijnë nga pyjet, të drejta për ti shfrytëzuar ato pyje ashtu siç duhen bashkive të vendit,. Ligji i ri kërkon ngritjen e institucioneve pranë bashkive me llogjikën dhe forcën e viteve kur pyjet realisht kërkoheshin si pasuri kombëtare. Kryeministri Edi Rama, Qeveria shqiptare ka ndërmarrë një veprim të jashtëzakonshëm që është moratorium i pyjeve. Dhe të gjithë shohim në portale që akuzojnë, që denoncojnë preprje të paligjshme, po është e vërtetë që ka prerje të paligjshme, sepse ësht ënjë sasi shumë e madhe 60 për qind e Shqipërisë është sipërfaqe pyjore, por ama në total kufizimi mbi këto prerje është evident dhe kudo në Shqipëri shohim pyje të reja, që po lulëzojnë falë këtij moratorium. Pra do të lejojmë që këto pyje të dëmtohen, apo do t’i kthejmë ato në pasuri, Këtë do të bëjë ligji i ri dhe së bashku me ndryshimet e Kodit Penal, që kaluam në verën e këtij viti, ku prerja e pyjeve nuk është më vepër, dënim administrative, por është një vepër penale. Kush pret një pemë është si të vjedhë një dyqan. Kush sharron një masiv pyjor është si të grabisë një bankë dhe dënohen si vepër penale dëmtuesit e pyjeve. Po kush mund ta bëjë monitorimin. A mund ta bëjë një institucion qëndror siç është Ministria e Mjedisit dhe strukturat e saj. Padyshim që jo, por bashkitë duhet të kuptojnë që e kanë këtë pasuri jo vetëm për të nxjerrë të ardhura nga përdorimi i tyre në mënyra indirekte, por për ta pasur si pasuri të madhe ekonomike dhe kjo pasuri ekonomike duhet vënë në punë dhe prandaj ligji i ri kërkon kalimin shumë më tepër të kompetencave në Bashki jep mundësi që bashkitë të fillojnë të gjenerojnë të ardhura drejpërsë drejta nga pylli si nga lënda drusore në përdorimin e saj brenda kufijve të menaxhimit për ngrohje të popullatës, por më shumë se kaq si pasuri dytësore. Pra, ne duhet ta mendojmë pyllin si një ekonomi, si një ekonomi që duhet ruajtur nuk duhet dëmtuar, por duhet transformuar si një pasuri e vërtet. Sot nuk kemi të ardhura. Bashkia e Pukës duhet të ishte një bashki realisht e pasur me kaq shumë pyje që ka në administrim, me pyje historic, por dhe me pyje të reja. Këtë nuk e kemi dhe ligji I ri kërkon që të ngrihen këto struktura. Ligji i ri kërkon edhe ngritjen e një institucioni të ri menaxherial të pyjeve, por që të jetë për të bërë politikat në qendër dhe për t’ja kaluar problematikat Bashkisë. Sot jemi këtu në zbatim të parë të ligjit të ri. Minsitria ka mbështetur Fakultetin e Pyjeve, në bazë dhe të paktit që ne kemi me Universitetin Bujqësor dhe Fakultetin e Pyjeve. Ngritjen e laboratorëve qëndror tashmë dhe fushor në bashkinë Pukë si posedues i një masivi kaq të madh pyjor me pajisje të sjella nëpërmjet projekteve të Ministrisë së Mjedisit, por duhet të ngrejë vet laboratorin e saj që të prodhojë mbrojtje jo vetëm për procesionaren , por dhe për disa problematika të tjera dhe pastaj të jetë Bashkia Pukë që të mund të furnizoj me këtë shërbim të ofruar dhe monitoruar nga Fakutlteti i Pyjeve, pra në një zinxhir biznesi për vet këtë situatë mbrojtje dhe nga bashkitë rreth e qark.