Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka kënaqësinë të njoftojë se ka nisur procesi i hartimit të Strategjisë Kombëtare të Turizmit, që synon të orientojë politikat e zhvillimit të turizmit nga viti 2024 deri në vitin 2030.
Aspekt vendimtar i këtij procesi të hapur dhe transparent, është shqyrtimi i pikëpamjeve, bindjeve dhe pritshmërive të sektorit publik, atij privat dhe shoqërisë në lidhje me rritjen e vazhdueshme të turizmit, ndikimin në ekonomi dhe mirëqenien e përgjithshme.
Për këtë arsye, MTM ju fton të jepni kontributin tuaj duke u bërë pjesë e sondazheve përkatëse, sipas grupeve të mëposhtme. Për të plotësuar pyetësorin, nevojiten vetëm 15 minuta dhe përgjigjet janë tërësisht konfidenciale.
– Pyetësori për sektorin publik: https://www.1ka.si/a/7984ce28
– Pyetësore për sektorin privat: https://www.1ka.si/a/211eda49
– Pyetësori për publikun e gjerë: https://www.1ka.si/a/f9eb7b53
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit vlerëson kontributin dhe kohën tuaj në këtë proces.