Font Resize
Postuar më: 09/04/2025

Hapet faza e dytë për depozitimin e aplikimeve për pajisjen me kuotë importi për ndarjen e pjesës së mbetur të kuotës vjetore të importit të hidrofluorokarboneve dhe pajisjeve të parambushura me hidrofluorokarbone

Mbështetur në gërmën ç) pika 4, kreu II të VKM-së Nr.707/2024 “Për kushtet e posaçme, dokumentacionin shoqërues, procedurën, afatet për dhënien e autorizimit, si dhe për mënyrën dhe kriteret e ndarjes së kuotave vjetore të importit të hidrofluorokarboneve dhe/ose pajisjeve të parambushura me hidrofluorokarbone” , Ministria e Turizmit dhe Mjedisit njofton hapjen e fazës së dytë për depozitimin e aplikimeve për pajisjen me kuotë importi për ndarjen e pjesës së mbetur të kuotës vjetore të importit të hidrofluorokarboneve dhe pajisjeve të parambushura me hidrofluorokarbone (sipërmarrësit e vjetër 145,949.67 ton CO2 eq), si dhe kuotës vjetore rezervë (88,392 ton CO2 eq kuota rezervë).

Për depozitimin e kërkesave për pajisjen me autorizim të kuotës vjetore të importit të hidrofluorokarboneve dhe/ose pajisjeve të parambushura me hidrofluorokarbone do të ndiqet e njëjta procedurë si parashikuar në Kreun II të VKM-së nr. 707/2024. Periudha e paraqitjes se kërkesave fillon nga data 9 Prill dhe përfundon më datë 30 Prill 2025.