Font Resize
Postuar më: 17/01/2024

Kalendari i aktiviteteve për “Vitin e Pyjeve”/Pyllëzimet, nismat, programet ndërgjegjësuese dhe edukative

Gjatë vitit 2024, i shpallur nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit si “Viti i Pyjeve” është parashikuar një program që përfshin pyllëzime, plane menaxhimi dhe mbarështimi të ekonomive pyjore nga ana e bashkive, por edhe aktivitete ndërgjegjësuese dhe edukuese si dhe aktivitete me rastin e ditëve mjedisore të pasqyruara në Kalendarin Kombëtar të Aktivteteve për Vitin e Pyjeve.

Ky kalendar, në të cilin parashikohen aktivitete në kuadër të Vitit të Pyjeve në shumë prej bashkive të vendit, u prezantua nga ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro, në një komunikim publik me kryetarët e bashkive, duke i ftuar të pasurojnë kalendarin me aktivitete të tjera të nismave për Vitin e Pyjeve që do të vazhdojnë gjatë gjithë vitit 2024.

Kalendar.pdf

  •