Postuar më: 01/03/2019

Klosi: “Ditët e pemëve “ aksioni më miqësor në të gjithë Shqipërinë

Në Ditët e Pemëve, 1-2 mars, siç ishte parashikuar në planin “100 ditë për pemët” të ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, nxënësit nga më të vegjëlit tek më të rriturit, mësuesit, punonjësit e strukturave të mjedisit, zonave të mbrojtura dhe mijëra e mijëra qytetarë po krijojnë oksigjenin e tyre në të gjithë vendin! Në Tiranë aksioni i mbjelljes nisi me nxënësit e shkollës “Jeronim De Rada”, për të rehabilituar lulishten pas stadiumit “Qemal Stafa”, ku i pranishëm ishte edhe ministri Klosi. “Do donim shumë që këto Ditët të Pemëve, dt 1-2 mars të jenë edhe për qytetarët që të vazhdojnë të mbjellin 5 pemët e tyre dhe në aksionin tonë të madh Të krijojmë oksigjenin tënd dhe shkolla Jeronim De Rada ka zgjedhur që të vijë këtu në këtë park ne mes të qytetit për ta transformuar atë në një park me shumë më tepër pemë. Nxënësit i kanë zgjedhur vetë fidanët e tyre dhe po marrin pjesë që nga fëmijët e vegjël deri te nxënësit e klasave të 9 në gjithë këtë process, duke i dhënë një shtysë shumë të madhe të gjithë operacionit tonë”, u shpreh ministri Klosi. Ai tha se ministria e Mjedisit në shkallë vendi ka ndërmarrë edhe disa operacione që kanë të bëjnë me më shumë pyllëzim në zonat e mbrojtura, një aksion si sot me nxënësit e shkollave me qytetarët që të mbjellin 5 pemët e tyre. “Nesër është data 2 dhe ne do të kemi përsëri të njëjtin aktivitet dhe nesër ia kemi lënë ditën shoqërisë, njerëzve të lirë, të cilët mund t’i mbjellin këto pemë në oborret e tyre, mbase edhe në bahcet e tyre, në hapësira publike dhe të kemi mundësi që të kujtojmë njerëz të dashur, të mbjellim për familjarët tanë, të mbjellim për natyrën, për fshatin e qytetin, pasi thelbi ynë është që fëmijët e vegjël të jenë ata që mbjellin pemën e tyre, e rrisin e mbajnë dhe se cdo fëmijë që sot mbjell një pemë gjatë gjithë jetës së tij zor se do të presë një pemë tjetër”, tha ministri Klosi. Aksioni i mbjelljeve do të vijojë edhe nesër, 2 mars, me të njëjtin aktivizim në të gjithë Shqipërinë. Ndërsa fushata #krijoO2tend do të vijojë deri më datë 22 prill, në Ditën Ndërkombëtare të Tokës, ku do të kulmohet me mbjelljen e mijëra e mijëra pemëve për gjelbërimin e Shqipërisë.