Postuar më: 19/05/2021

Klosi: Duhet një Plan Hapësinor Detar për të patur një ekonomi blu

Njoftim për Shtyp

 

Klosi: Duhet një Plan Hapësinor Detar për të patur një ekonomi blu

Klosi: Plani Hapësinor Detar shërben për të pritur ekonominë e re të turizmit shqiptar

Klosi: Investimet që po bëhen në brigjet detare dëshmojnë se Shqipëria do të bëhet aktor në botën e turizmit

17 Maj 2021-Ministria e Turizmit dhe Mjedisit prej tre vitesh po përpiqet ta vendos mjedisin ujor, detar në qëndër të politikave qeveritare duke i dhënë rëndësinë e duhur dhe vlerë në zhvillimin e tij. Ministria nëpërmjet Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, mbështetur edhe nga Projekti rajonal “GEF Adriatik”, ka kryer disa aktivitete në dy drejtime kryesore: Planifikimi hapesinor detar dhe Planin kombëtar të monitorimit të integruar të mjedisit detar. Në“Konferenca e parë Ndërkombëtare të Mbrojtjes së Mjedisit Ujor dhe Zhvillimi i Qëndrueshëm ËEPSD-2021”  bëri bashkë ekspertë vendas e të huaj në një përpjekje për të paraqitur studimet dhe kërkime shkencore që janë bërë mbi Detin Adriatik. Ka ardhur tamam koha që edhe deti edhe ujërat shqiptarë të jenë pjesë e një politike shkencore, studimore për një Planifikim të qenësishëm Hapsinor edhe për detet shqiptare. Për ministrinë e Mjedisit është tashmë një punë e filluar duke u bazuar në disa projekte që ne kemi realizuar për të patur mundësinë që duke bërë hapat e parë të krijojmë shumë shpejt begraund por edhe evidentimin e problematikave që ka vendi ynë”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi. Ekonomia detare është një ekonomi që sapo ka nisur të zhvillohet në vendin tonë dhe nisja e saj sipas rregullave dhe normave të Bashkimit Europian do të bëjë që të kemi një zhvillim të qëndrueshëm, një ekonomi blu, pa dëmtuar cilësinë e ujërave detarë. “Për detin dhe gjithë hapësirat ujore në fakt janë dhe duhet të shërbejnë për të pritur ekonominë e re të turizmit detar e cila mungon pothuajëse fare sot në Shqipëri dhe jo vetëm politikat që ne kemi ndërmarrë për të lehtësuar ngritjen e infrastrukturës apo të bazës për të krijuar një flotë shqiptare të jahteve dhe mjeteve të turizmit detar, por dhe investimet konkrete që do të bëhet në brigjet shqiptare dëshmojnë që dhe Shqipëria shumë shpejt në harkun kohor të 3 , 4 maksimumi të 5 viteve do të jetë një aktor shumë ambicioz por edhe aktiv në botën e turizmit detar dhe në bashkëpunimin që vjen nga ky turizëm. Ndërsa, Kryetari i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi theksoi rëndësinë e bashkëpunimit të institucioneve shkencore në vendin tonë, në këshillat e të cilave duhet të kryhet zhvillimi i industrisë detare. “Pikërisht për rëndësinë që i ka dhënë çështjes së mbrojtjes së pasurive dhe mjediseve ujore dhe zhvillimit të qendrueshëm të tyre, Akademia e Shkencave ka ngritur një komision të përhershëm për biologjinë, bujqësinë dhe veterinarinë, si dhe ka themeluar një njësi speciale të bioteknologjisë pranë saj; dhe ato janë përkujdesësit intelektualë të kësaj konference dhe propozues të masave që duhet të ndërmerren nga autoritetet qeverisëse për të garantuar një zhvillim perspektiv dhe një mbrojtje afatgjatë të tyre”, tha Z. Gjinushi. Në këtë Konferencë u paraqiten rezultatet e punës dhe u dhanë propozime konkrete nga specialistët e fushës. Të gjithë aktorët që jetojnë ose shfrytëzojnë burime detare duhet të jenë të vetëdijshëm se deti është në një udhëkryq, pasuria natyrore dhe ekosistemet janë në rrezik, përballen me kërcënime ekologjike në rritje dhe janë nën presionin e gjithë sektorëve të ekonomisë blu.

 

  •