Postuar më: 18/11/2018

Klosi: Festat lokale, 1 nga 365 masat për vitin e ardhshëm

Festat lokale janë një nga sukseset e këtij sezoni turistik, jo vetëm gjatë sezonit veror, por që vazhdojnë edhe në nëntor, dhe që do të vijojnë deri në prag të festave të fundvitit, për t’iu rikthyer kalendarit të ri të festave vitin e ardhshëm. Një nga 365 masat, që ministri Klosi dhe stafi i tij ka programuar të zbatojë përgjatë vitit të ri, 2019, më shumë festa, më shumë optimizëm, më shumë dashuri për natyrën, traditën dhe prodhimet vendase. E tillë është festa e madarinës, e cila hyri në vitin e saj të shtatë. Një axhendë tepër interesante, që nisi në fshatin Mursi në Konispol me konkursin e vjeljes së mandarinave, dhe që vijoi këtë të diel në kalanë e Butrintit mes aktivitetesh dhe buzëqeshjesh, simboli dhe suksesi i këtij viti turistik.

“Jemi në një festë lokale, në një nga shumë festat e traditës që ne kemi organizuar nga veriu në jug. jemi në mes të nëntorit, kemi organizuar gjatë gjithë sezonit dhe jashtë tij, besimplotë se festa të tilla mund të ngjallin shumë më tepër optimizëm për turizmin shqiptar. Krijojmë më mundësi për atraksione të vërteta turistike. ajo që ndodhi sot, gara e vjeljes së mandarinave, këtu është një traditë, familjet vijnë, fëmijët mbledhin mandarina, organizojnë festa, piknik. Jemi së bashku me një grup të madh kolegësh për të mbështetur këtë aktivitet të bashkisë së konispolit, për ti dhënë shembull të gjithëe shqipërisë se kemi nevojë për më shumë buzëqeshje, për më shumë festa, për këtë prodhim të bollshëm, kemi nevojë të kuptojmë se turizmi dhe natyra është një nga pasuritë më të mëdha të vendit tonë”, tha ministri Klosi. Së bashku me ministrin Peleshi dhe kolegë të tjerë ministri Klosi tha se kudo në shqipëri ka filluar edhe fushata për mbjelljen e 20 milion e 200 mijë pemëve deri në vitin 2020  dhe se festa e mandarinës është shembulli konkret që flet për suksesin e mbjelljeve. “Vetëm këtë vit pritet të mbillen 1 milion pemë frutore nga biznese të ndryshme, na dëshmon se shqipëria ka shumë nevojë që të kemi më shumë mbjellje më shumë emë që prodhojnë bujqësi, që prodhojnë ekonomi dhe që njerëzit të arrijnë që përmes një plantacioni me pemë të jetojnë më mirë dhe të shijojnë. Prandaj, thirrja për më shumë festa është thirrja që na vjen nga buzëqeshja që gjejmë kudo në shqipëri, si brenda si jashtë sezonit turistik”, tha ministri Klosi. Edhe ministri Peleshi e vlerësoi këtë model si një vlerë që duhet konsoliduar dhe shtrirë në të gjithë Shqipërinë. “Jemi në një sipërfaqe prej 800 ha mandarina, nuk di një kulturë tjetër që të ketë arritur një shtrirje kaq të madhe. Këtë vit prodhimi është i bollshë,, ka 30 mijë ton mandarina. Kemi gjithnjë e më shumë tregje që interesohen për mandarinën shqiptare, por edhe për shumë produkte të tjera. eksportet shqiptare po rriten nga viti në vit. Këtu është modeli edhe sesi prodhohet më mirë, më shumë, dhe ajo që kërkon tregu, por edhe sesi ajo marketohet, sesi i bëhet promocion përmec eventeve si kjo, si festa e mandarinave, që ka marrë një jehonë të madhe, tani në vitin e shtatë, në të gjithë Shqipërinë”, tha ministri Peleshi.

Megjithatë meritë kanë edhe partnerët e huaj, ata që mbështesin me projekte promovimin, larmishmërinë dhe diversitetin që gjen në jug të vendit, një mnëyrë e mirë marketingu për të rritur numrin e turisitëve.

“GIZ është duke e bërë këtë përmes një projekti, që po zbatohet prej 3 vitesh e gjysëm në jug të shqipërisë. është një projekt që synon të nxjerrë në pah vlerat, atraksionet që kanë këto vende të jugut të shqipërisë. jemi në konispol për të treguar që mandarinat, portokallet, limonat i japin një vlerë të jashtëzakonshme konispolit dhe është diçka pë të cilën duhet punuar për tërhequr më shumë turistë në këtë rajon”, tha Hans Jurgen Cassen, drejtor i GIZ për Shqipërinë.