Postuar më: 16/04/2020

Klosi: Turizmi është një ekonomi, industri që ka nevojë për mbështetje financiare, për të prodhuar më shumë mirëqënie

BERZH dhe Qeveria Shqiptare kanë nisur zbatimin e programit të finacuar nga Bashkimi Europian: “Programi i turizmit për zhvillimin ekonomik lokal”. Përmes zhvillimit të një turizmi cilësor dhe të qëndrueshëm  synohet rritja e ekonomisë dhe konkurueshmërisë në këtë fushë. “Ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nëpërmjet këtij bashkërendimi të fondeve të Qeverisë shqiptare dhe fondeve të ardhura si kredi nga Banka për Zhvillim Evropian, por dhe nga fondet që vijnë si grande nga Bashkimi Evropian ne do të kemi shumë mundësi që ti investojmë në dy aspekte. E para shumë e rëndësishme, infrastruktura. Jam këtu për të vazhduar të bëjë avokatin e hotelierëve të zonës së Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, pra Durrës – Kavajë për rrugën dytësore dhe për përfundimin e gjithë rrugëve të brendshme të këtij destinacioni. Eshtë një premtim i marrë nga qeveria shqiptare nga të gjitha nivelet e kësaj qeverie. Do të doja shumë të isha pjesë e këtij progami, që të kishim mundësi që sezonin e ardhshëm ta gjej rrugën dytësore të këtij destinacioni dhe të gjithë unazën të përfunduar. Do të doja shumë që në fillim të sezonit turistik të kishim mundësi të tregonim që kontributin e madh të hoteleirëve shqiptarë ne e përkthejmë dhe e transformojmë në mbështetje buxhetore dhe investime konkrete”, tha Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi.

Programi synon të kontribuoj në turizmin cilësor dhe të qëndrueshëm në rritjen ekonomike dhe konkurrencën në 4 rajone (Berat, Korça, Fier dhe Shkodër). Ai gjithashtu synon që t’i bëjë më atraktive pasuritë kulturore, natyrore dhe të tjera për turistët.

BERZH do të menaxhojë Programin dhe do të hartojë një strukturë plotësuese të huasë deri në 60 milion EUR për të bashkëfinancuar, së bashku me grantet e BE-së, prej 40 milionë Euro në bashkëpunim të ngushtë me Fondin Shqiptar të Zhvillimit.

Buxheti i përgjithshëm i Veprimit: 105 milion EUR (përfshirë 40 milion EUR si kontribut i BE-së, ndërsa BERZH do të sigurojë burime shtesë deri në 60 milion Euro nën garanci sovrane dhe 5 milion Euro për kredi të vogla për NVM-të përmes institucioneve financiare lokale). “Pra duam shumë që atë punë të madhe që  kanë  bërë hotelierët shqiptarë për ta krijuar këtë destinacion në Durrës destiancion në Vlorë, destinacionin në Sarandë, destinacionin në Lezhë, Shkodër, destianacionin në Shqipëri ne ta mbështesim me fonde për të pasur mundësinë që të rrisim nivelin e shërbimeve dhe nivelin e e ofertës. Pra e pranojmë që të gjithë së bashku që turizmi është një ekonomi, është një industri, por që ka nevojë për mbështetje financiare për të prodhuar më shumë para, për të realizuar misionin e tyre, për të krijuar më shumë vende pune, për të prodhuar më shumë para, për të prodhuar më shumë mirëqënie në këtë destiancion që është unik”, tha Klosi. Ndërsa kryetari në detyrë I Bashkisë Zhyljen Varfaj tha se nëpërmjet progrmeve dhe strategjive që kjo bashki po ndërmerr synon ta kthej Durrësin në vitrinën e krocerave dhe jahteve për këtë arsye i mirëpresin programe dhe projekte që kanë si qëllim zhvillimin e turizmit si dhe nismat e reja në këtë fushë.

Fjala e Klosit:

Jemi në Durrës dhe jemi në një nga zonat më të zhvilluara nga pikpamja e modelit të zhvillimit turistik, jemi në destinacionin që pret aq shumë turistë të huaj gjatë gjithë vitit që e bën të pakrahasueshëm këtë destinacion krahasuar me cdo destinacion tjetër. Jemi në një nga komplekset e investuara në mënyrë permanente gjatë këtyre 20 viteve të fundit, por që në këto 2-3 vitet e fundit, Hoteli I njohur si Mak Albania, pra Prestigj Resort është shndërruar pa dyshim në një nga perlat e turizmit shqiptar dhe në një nga këto Hotele, që kur je brenda tij, në një nga ambientet e tij, kur je dhe gjatë sezonit turistik kur shërbehet e ke të vështirë të dallosh nëse je në një destinacion në Durrës, në Shqipëri dhe jo në një destinacion tjetër përballë detit në Itali, pra je kudo në cdo hotel tjetër të vendeve të Bashkimit Europian. I them të gjitha këto sepse sot jemi këtu së bashku me drejtues të BERZH dhe Delegacionit të BE-së, nga Fondi Shqiptar i Zhvilimit, së bashku me kryetarin e Bashkisë së Durrësit dhe me drejtuesit e lartë të këtij institucioni dhe po ashtu dhe me biznesin lockal për të lancuar një pjesë të programit të madh që qeveria shqiptare së bashku me partnerët e saj evropian ka për zhvillimin e turizmit lokal edhe zhvillimin e qëndrueshëm të turizmit lokal në këtë destinacion. Eshtë një investim goxha i madh që vjen nga Banka Europiane e Zhvillimit së bashku me Delegacionin e BE-së për ti dhënë jo vetëm këtij destinacioni, por të gjithë destinacioneve të vendit investime. E para në përgatitjen e politikave, në përgatitjen e legjislacionit të turizmit, e kemi shumë të nevojshme që së bashku të përgatisim mënyrën se si do ta shesim këtë destinacion është goxha i  pëlqyer, ka dhjetra – dhjetra  miliona euro investime nga biznesmenët shqiptarë, të cilët unë dua ti falenderoj këtu, për atë që kanë bërë në Durrës dhe vende të tjera gjatë këtyre viteve të tranzicionit, kanë bërë investime të pa imagjinueshme dhe që ne duhet cdo ditë ti reklamojmë dhe ti paraqesim cdo ditë para opinionit publik për të ardhur dhe  për ti shfrytëzuar ato në 12 muajt e vitit. Për ta bërë këtë ne kemi shumë nevojë dhe për ekspertizën që vjen nga ky projekt për të paraqitur këtë destinacion dhe kjo është dhe arsyeja pse pushuesit e vendit dhe të huaj duhet të vijnë 12 muaj në këtë destinacion ku i ofrohen të gjitha llojet e shërbimeve. Ky projekt është shumë i rëndësishëm pasi nëpërmjet këtij bashkërendimi të fondeve të Qeverisë shqiptare dhe fondeve të ardhura si kredi nga Banka për Zhvillim Evropian, por dhe nga fondet që vijnë si grande nga Bashkimi Evropian ne do të kemi shumë mundësi që ti investojmë në dy aspekte. E para shumë e rëndëishme, infrastruktura. Jam këtu për të vazhduar të bëjë avokatin e hotelierëve të zonës së Golemit dhe Shkëmbit të Kavajës, pra Durrës-Kavajë për rrugën dytësore dhe për përfundimin e gjithë rrugëve të brendshme të këtij destinacioni. Eshtë një premtim i marrë nga qeveria shqiptare nga të gjitha nivelet e kësaj qeverie. Do të doja shumë të isha pjesë e këtij progami, që të kishim mundësi që sezonin e ardhshëm ta gjej rrugën dytësore të këtij destinacioni dhe të gjithë unazën të përfunduar. Do të doja shumë që në fillim të sezonit turistik të kishim mundësi të tregonim që kontributin e madh të hoteleirëve shqiptarë ne e përkthejmë dhe e transformojmë në mbështetje buxhetore dhe investime konkrete. Prandaj do ftoj dhe përfaqësuesen e Fondit Shqiptar të Zhvillimit të tregoj dhe projektin  që do të zhvillohet në këtë zonë, hapësirë të bregetit të Durrësit dhe po ashtu në kuadër të investimeve me këtë projekt ne jemi duke punuar dhe këtë besoj do ta bëj së bashku me Mateon këtu në Shqipëri, por dhe me përfaqësues të këtij komuniteti  dhe bankat e nivelit të dytë që një pjesë të Fondit të Garancisë Shtetërore ta kalojmë për  turizmin dhe për këtë kemi rënë dakord në bisedimet e brendshme , por që tashmë do ta bëjmë konkretisht që hotelierët shqiptarë të përfitojnë nga garancia shtetërore që shteti shqiptarë ka, të jetë në bazë të investimeve dhe kredive të marra në banka të niveleve të ndryshme dhe po ashtu të garancive shtetërore dhe një pjesë të financimit nga grandet e nivelit Evropian. Pra duam shumë që atë punë të madhe që kanë bërë hotelierët shqiptarë për ta krijuar këtë destinacion në Durrës destiancion në Vlorë, destinacionin në Sarandë, destinacionin në Lezhë, Shkodër, destinacionin në Shqipëri ne ta mbështesim me fonde për të pasur mundësinë që të rrisim nivelin e shërbimeve dhe nivelin e e ofertës. Pra e pranojmë që të gjithë së bashku që turizmi është një ekonomi, është një industri, por që ka nevojë për mbështetje financiare për të prodhuar më shumë para, për të realizuar misionin e tyre, për të krijuar më shumë vende pune, për të prodhuar më shumë para, për të prodhuar më shumë mirëqënie në këtë destiancion që është unik. Eshtë unik dhe ka më shumë nevojë për mbështetje për të qenë konkurent dhe kompetitiv me këtë zonë të madhe në rajonin tonë. Po ashtu arsyeja pse ka këto kritere në resortin turistik një nga 16 hotelet që ofruan mbështetje për projektin tonë të madh, i cili përfundoi për trajtimin dhe mbajtjen në mënyrë të jashtëzakonshme të dëmtuarit nga tërmeti është një dëshirë besoj që edhe për partnerët tanë evropian për t’i dhënë një mbështetje  të re biznesit në këtë zonë dhe nëpërmjet projektit që ka kohë, përsëri një komponent të këtij projekti që të kenë mundësi që ti sigurojmë mbështetje financiare për ndërmarrjet e vogla në shërbim të këtij destiancioni për biznese të cilat duan një mbështetje  fianciare për t’u ngritur dhe ripërtëritur gamën e shërbimeve dhe po ashtu mundësitë që të kemi për të dhënë shërbime më cilësore në fund të fundit kanë pagesa më të larta dhe mbledhin më shumë të ardhura për vet biznesin në rradhë të parë por dhe për të hapur më shumë vende pune. Pra është një project kompleks të cilin ne do ta promovojmë në gjithë Shqiupërinë. Kemi zgjedhur Durrësin si takim të parë, pasi realisht i plotëson të gjitha kushtet. Është një destinacion shumë i mirë, i loguar dhe i marketuar ka një biznes më të madhin në Shqipëri, pra është një destinacion i shitur por që ne duam të rrisim cilësinë. Është një destinacion, i cili besoj që është në një të tretën e mundësive të tij, pasi hapësira e zonës së rërës në plazhin e Durrësit është akoma e pashfrytëzuar është e madhe e pafund është plazhi mbase më i gjatë i rërës në Europë. Ne duhet të jemi realisht koshient për të gjetur një lloj kënqësie që kemi këtë mundësi, por a kemi ne një destiancion konkures në vendet e mesdheut?! Për këtë ne duhet të kemi shumë më tepër politika dhe shumë më tepër investime. Prandaj ky project, besoj i mirëdraftuar,  në kuadër të projekteve mbështetëse në vendet e turizmit dhe kemi shumë të nevojshme që një implementim i tij të filloj sa më shpejt, pasi procedurat burokratike shpesh janë pengesë, por që ne duhet të impenjohemi që të ecim me shpejtësi mbasi kur ekonomia e mbështet, destrinacioni zhvillohet në mënyrë të paimagjinueshme , kur projekti është shkruar disa vite më parë as që mendohej se resorti Prestigj dhe zhvillimi që ka marrë e gjithë zona e Golemit që tashmë, të lidhi kontatat me partnerët europian, të ketë me qindra mijëra turistë që vijnë në këtë destiancion. Prandaj koha ecën shumë shpejt destinacioni kërkon shumë mbëshetje dhe besoj që edhe ndihma që do të vijë nga partnerët tanë dhe nga projektuesit e këtij projekti do të jetë po me të njëtën  ritëm.

LEXO MË SHUMË

  •