KRIJIMI I SISTEMIT TË MENAXHIMIT DHE MONITORIMIT MJEDISOR NË LINJË ME RAPORTIMET GLOBALE

Objektivi kryesor i këtij projekti është të adresojë nevojën për një sistem të monitorimit të mjedisit të integruar në të gjithë institucionet relevante qeveritare dhe që përdor standardet ndërkombëtare të monitorimit për mbledhjen e të dhënave, analizimin e tyre, dhe politikëbërjen në bazë të të dhënave. Projekti do të përmirësojë kapacitetet ekzistuese teknike dhe institucionale në Shqipëri për të monitoruar dhe raportuar në konventat e Rio – CBD, UNCCD, UNFCCC. Komponentët e projektit janë:

  • Komponenti 1- Adresimi për një zgjidhje institucionale dhe IT për një monitorim të Integruar të Informacionit Mjedisor dhe Sistemit të Menaxhimit (EIMMS).
  • Komponenti 2- Përditësimi i treguesve, bazës së të dhënave dhe synimeve.
  • Komponenti 3- Ngritja e kapaciteteve për përdorimin dhe menaxhimin e sistemit të informacionit.