Font Resize
Postuar më: 11/11/2018

“Krijo Oksigjenin tënd” në Fier.

1000 pemë të mbjella, si masë kundër përmbytjeve në grykëderdhjen e Semanit. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, ju bashkua në këtë aksion vullnetar të dhjetra të rinjve të qytetit të Patosit. Mbjellja e pemëve në këtë zonë, ka disa impakte mjedisore, kundër përmbytjeve, erozionit, insekteve dhe ndikim në përmirësimin e peisazhit të saj, por më e rëndësishmja është aktivizimi i rinisë në operacionin e gjelbërimit të Shqipërisë, deklaroi ministri Blendi Klosi.  “Po realizojmë një nga qëllimet e gjithë fushatës sonë “Clean and Green 2020” apo mbjelljen e 20 milionë e 200 mijë pemëve ku bashkia ka përcaktuar një zonë të posacme, e cila është pranë grykëderdhjes së lumit Seman. Mbjellja e 1 mijë pemëve sot do ta ndihmojë argjinaturën e lumit, si masë për të penguar daljen e tij nga shtrati. Njëkohësisht për të krijuar një brez të gjelbërt i cili do të ndihmojë në mbrojtjen nga erozioni, por edhe në mbrojtjen nga insektet në këtë zonë. Mendoj që ky është një moment shumë i rëndëisshëm, pasi vetë rinia është aktivizuar, të 1 mijë fidanët janë mbledhur me një kontribut vullnetar të strukturës rinore të kësaj bashkie dhe sot po realizojmë një mbjellje të 1 mjë pemëve të reja e cila e con në 8 mijë numrin e pemëve të mbjella vetëm në këtë zonë, dhe do të vazhdojmë me dhjetëra mijë të tjera në të gjithë terrritorin për të pasur mundësinë që në fushatën tonë.   “Krijo oksigjenin tënd” secili nga banorët e kësaj zone të mbjellë 5 pemët e tij, të cilat do të ndihmojnë në ekonominë rajonale, do të ndihmojnë në mbrotjen nga erozioni, do të ndihmojnë në mbjelljen e pemëve dekorative në këtë qytet dhe po ashtu në mbjelljen e një numri të konsiderueshëm pemësh në të gjithë qarkun e Fierit”. Deputetja e Qarkur Fier, Antoneta Dhima, deklaroi se fushata e mbjelljeve do të vijojë edhe në zona e lagje të tjera të këtij qarku. ” Jemi të gjithë së bashku sot në këtë ditë të bukur duke mbjellë pemë me FRESSH-in e njësisë administrative të Zharrzës, mbillen rreth 1 mijë pemë të cilat shkojnë ne 8 mijë pemë në të gjithë argjinaturën e lumit Seman. Është një iniciativë që duhet përshëndetur dhe për këtë falenderoj kryetarin e FRESSH-it të bashkisë Patos dhe njëkohësisht edhe kryetarin e FRESSH-it të njësisë administrative. Nuk do të ndalemi këtu, hapësirat publike të lagjet e qytetit dhe njësisë administrative do të vazhdojnë këtë projekt. Faleminderit ministrit i cili na mbështet në këtë iniciativë për mbjelljen e pemës tënde” – deklaroi deputetja Antoneta Dhima.   “Krijo Oksigjenin tënd” – fushata e mbjelljeve të Ministrisë sëTurizmit dhe Mjedisit në vitin e dytë të Operacionit Clean&Green 2020, do të përqëndrohet tek impakti mjedisor. Në këtë të fundit,  përfshihen edhe  mbjelljet e pemëve pranë shtretërve të lumenjve, si masë kundër përmbytjeve.

  •