Postuar më: 31/07/2018

Krocera e parë nga Turqia

Shqipëria në “agjendën” e vendeve turistike

 

Mbërrin në Shqipëri për herë të parë Crocera më e madhe nga Turqia. Me një kapacitet prej  18000 pushuesish, kroçera ka zbritur në portin e Durrësit. Turistët e ardhur nga vende të ndryshme të botës, kanë patur si destinacion Krujën, Tiranën dhe Beratin. Të pritur dhe shoqëruar nga të rinjtë e Smile Albania, pjesa më e madhe e pushuesve që vizitonin Shqipērinë për herë të parë janë shprehur të suprizuar nga bukuria e zonave historike të Shqipërisë dhe mikpritja e të rinjve të Smile Albania.

Përfaqësuesit e kompanive turistike, deklaruan se Shqipëria është përfshirë tashmë në vendet turistike për t’u vizituar. Kapiteni i kroçerës është shprehur se kjo është hera e parë që një kroçere turke mbërrin në Shqipëri në këtë port dhe mikpritja nga të rinjtë e Smile Albania është mjaft e dobishme pasi turistët që në momentet e para të mbërritjes marrin një informacion të detajuar mbi sajtet turistike dhe historinë e tyre.