Postuar më: 03/10/2023

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me GIZ Albania shpall Thirrjen e Hapur për Trajnim mbi “Gazetarinë Klimatike”

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me GIZ Albania shpallin thirrjen për aplikim për të promovuar dhe njohur gazetarinë klimatike që ka një qasje novatore, të bazuar në fakte dhe artikuj origjinalë, duke inkurajuar gazetarët të raportojnë për çështjet e lidhura me klimën.

Rreth projektit

Sipas të gjithë skenarëve, vendi ynë është shumë i ekspozuar dhe vulnerabël ndaj ndryshimeve klimatike. Për t’i bërë ballë këtyre skenarëve, qeveria shqiptare ka ndërmarrë dhe po merr një sërë masash si në kuadër të legjislacionit por edhe ndërhyrjeve konkrete në terren.

Për t’iu përgjigjur nevojave të vendit në këtë drejtim, duke u mbështetur në njohuritë dhe mësimet e nxjerra, gjithashtu dhe për të forcuar shtrirjen dhe transparencën e Autoritetit Kombëtar të Përcaktuar (NDA) një projekt i financuar nga Fondi i Gjelbër për Klimën (GCF) po zbatohet nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (MTM) dhe GIZ.

Projekti synon të forcojë më tej kapacitetet e NDA për të përmbushur rolin e saj si pikë kryesore fokale dhe komunikuese për çështjet e GCF dhe ndryshimeve klimatike në vend. Projekti do të jetë iniciues për shtrirje sistematike, transparencë, koordinim dhe shkëmbim me të gjithë aktorët. Së bashku me trajnimin e gazetarëve mbi ndryshimet klimatike dhe ndikimet në zhvillim, do të ndihmojë gjithashtu në shpërndarjen e informacionit mbi procesin e GCF si dhe do të ketë një shtrirje më të gjerë mbi agjendën klimatike për vendin dhe rëndësinë e veprimit klimatik.

Kohët e fundit, projekti synon të nxisë një rrjet gazetarësh që raportojnë mbi tema të lidhura me klimën, duke promovuar diskutimin dhe shkëmbimin e njohurive me partnerët e projektit, dhe në këtë kontekst Ministrina e Turizmit dhe Mjedisit në bashkëpunim me GIZ Albania hapin këtë thirrje për pjesëmarrje në trajnimin mbi “Gazetarinë Klimatike”.

Ftohen të shprehin interes çdokush që është i interesuar në këtë temë:

Kategoritë

Thirrja e Hapur e Gazetarisë Klimatike organizohet në pesë kategori:

•Të dhënat: Gazetarë të aftë në analizimin dhe interpretimin e të dhënave për të paraqitur njohuri faktike mbi ndryshimet klimatike.

•Tregimi: Gazetarë që mund të japin narrativa të ndryshimeve klimatike me perspektiva të reja dhe me fokus në zgjidhjen e problematikave.

•Ekspertë të vizualizimit: të cilët mund t’i bëjnë të dhënat klimatike tërheqëse dhe të kuptueshme përmes grafikëve dhe prezantimeve interaktive.

•Talentet në zhvillim: Gazetarë dhe redaksi në zhvillim, duke sjellë ide novatore në raportimin e klimës, duke përfshirë përvojat e realitetit virtual, podkastet, fushatat e mediave sociale ose metoda të tjera inovative të komunikimit klimatik.

 •Të orientuar nga politika: Gazetarët të cilët janë të fokusuar në çështje politike dhe ligjore, si politikat ndërkombëtare dhe kombëtare që lidhen me ndryshimet klimatike, strategjitë dhe planet e ndryshme që lidhen me të, konventat ndërkombëtare si Partneriteti Klimatik, UNFCCC/COP28, etj.

 

Përse duhet të merrni pjesë?

• Kontribuoni në karrierën tuaj profesionale duke u përfshirë në një çështje urgjente globale.

• Përfitoni këshillim nga ekspertë të klimës dhe gazetarë me përvojë.

• Bashkëpunoni me një komunitet kolegësh me qëllime të njëjta.

 

A. Përgjegjësitë

• Pjesëmarrje aktive gjatë një programi tre-ditor trajnimi, duke përfshirë një ditë në Tiranë dhe dy ditë duke kryer inspektime në terren në një nga zonat e prekura nga ndryshimet klimatike në vendin tonë.

• Kryerja e një kërkimi të thelluar mbi tema të lidhura me klimën për të prodhuar përmbajtje informative dhe me ndikim.

• Përgatitja dhe dërgimi i artikujve gazetareskë me cilësi të lartë që përputhen me kategorinë e zgjedhur.

• Angazhimi në diskutime dhe bashkëpunime me kolegë gazetarë për të shkëmbyer njohuri dhe ide.

• Pjesëmarrje në webinare, seminare ose forume për të përmirësuar njohuritë e gazetarisë klimatike.

• Përdorimi i platformës suaj gazetareske për të avokuar mbi veprimin për klimën dhe për të promovuar angazhimin publik në çështjet që lidhen me ndryshimet klimatike.

• Angazhim me audiencën përmes mediave sociale, duke ju përgjigjur pyetjeve dhe krijuar një audiencë të interesuar në gazetarinë klimatike.

• Bashkëpunim i ngushtë me mentorë ose gazetarë me përvojë për udhëzim dhe mbështetje.

 

B. Kualifikimet, kompetencat dhe përvoja e kërkuar:

• Një diplomë bachelor në gazetari, komunikim, shkenca mjedisore, studime klimatike ose një fushë të ngjashme.

• Aftësi të forta kërkimore, shkrimi dhe raportimi për të përcjellë informacione komplekse të lidhura me klimën në mënyrë të qartë dhe tërheqëse.

• Aftësi në mjetet dhe teknikat e analizës së të dhënave për të interpretuar dhe paraqitur në mënyrë efektive të dhënat e lidhura me klimën.

• Entuziazëm dhe vullnet për të raportuar në mënyrë inovative mbi klimën, për të mësuar dhe për t’u rritur profesionalisht.

• Aftësi të forta në të shkruar dhe të folur në gjuhën angleze dhe aftësi për të komunikuar në mënyrë efektive me audienca të ndryshme.

• Aftësi në menaxhimin e mediave sociale për angazhimin dhe shtrirjen e audiencës.

Për t’u bërë pjesë e trajnimit aplikoni deri më datë 16 tetor në linkun: https://forms.gle/n4xGC9kFhPdYEhceA