Font Resize
Postuar më: 18/04/2023

Njoftim mbi akreditimet e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik (përditësim i vazhdueshëm).

Njoftim!

 

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit bazuar në ligjin 93/2015 “Për turizmin”, VKM nr. 692, datë 05.10.2016 “Për miratimin e rregullores “Kriteret për pajisjen me certifikatë për ushtrimin e veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, detyrat, përgjegjësitë dhe kodin e etikës së tyre dhe Udhëzimit të përbashkët nr. 517, datë 24.01.2017, “Për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe miratimin e krediteve minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim” ka akredituar programet e kualifikimit të udhërrëfyesit turistik.

1-Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Kombëtar, i cili ofrohet nga:

a-Tirana Training Center
b-NATGA Training Center
c-Pegasos Travel
d-Poseidon 04
e-The Bridge
f-Landways International sh.p.k.
g-Qendra e Formimit Profesional Publik Nr. 1 Tiranë
h-Qendra e Formimit Profesional Publik Vlorë

2-Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Lokal, i cili ofrohet nga:

a-Tirana Training Center
b-NATGA Training Center
c-Poseidon 04

3-Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Specialiteti i Veçantë- Rafting/Kajak dhe Kanoe/ Hidrospeed/ Kanionim dhe Kacavjerrje, të cilët ofrohen nga:

a-Federata Shqiptare e Rafting

4- Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Specialiteti i Veçantë – Kayak & Stand Up Paddle Board, Hiking & Trekking, Climbing & Kanionim të cilët ofrohen nga:

a-The Bridge

Gjithashtu sqarojmë se institucione të arsimit të mesëm profesional dhe të arsimit të lartë, programet e të cilëve përmbajnë kërkesat minimale për trajnimin e udhërrëfyesve turistikë dhe programet përkatëse të kualifikimit sipas aneksit nr.1, nr.2, dhe nr.3, të Udhëzimit të përbashkët nr. 517, datë 24.01.2017, “Për akreditimin e programeve të kualifikimit të udhërrëfyesit turistik dhe miratimin e krediteve minimale të programit për edukimin profesional në vazhdim” janë:

1-Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Kombëtar, i cili ofrohet nga:

a-SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”

2-Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Lokal, i cili ofrohet nga:

a-SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”

3-Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Specialiteti i Veçantë- Hiking dhe Trekking, Scuba Diving, Ski touring dhe ski Shoeing, Stand up Paddle, Biking tours, Off Road, Kayak në det dhe liqen të cilët ofrohen nga:

a-SHLUJ “Universiteti Marin Barleti”

4-Programi i kualifikimit të udhërrëfyesit turistik Specialiteti i Veçantë- Stand up Paddle, Kayak, Scuba Diving, Hiking, Trekking, Biking, Climbing, Ski, Ski touring, Shtegëtim me raketa bore, Off Road, Rafting të cilët ofrohen nga:

a-Universiteti Sporteve të Tiranës

Mirëpresim të aplikojnë pranë Ministrisë të gjithë subjektet që kërkojnë të akreditojnë programet e kualifikimit të udhërrëfyesit turistik,sipas legjislacionit në fuqi.