Font Resize
Postuar më: 23/01/2023

Njoftim mbi Thirrjen për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm

Ministria e Turizmit dhe Mjedisit, shpall thirrjen për përfitimin e mbështetjes financiare të projekteve në fushën e turizmit, të paraqitura nga persona fizikë dhe juridikë, vendas apo të huaj, privatë ose publikë, të cilët kanë në objekt të veprimtarisë së tyre turizmin, në funksion të realizimit të misionit strategjik:

Shqipëria, një destinacion mikpritës, tërheqës dhe autentik, për zhvillim të qëndrueshëm të potencialeve ekonomike, natyrore dhe sociale të vendit

Thirrja synon promovimin e destinacioneve, produkteve dhe diversifikimin e ofertës turistike për zhvillimin e turizmit malor, natyror, kulturor, tradicional, kulinar, ekoturizmit, turizmit nostalgjik, turizmit të aventurës etj., në mbështetje të veprimtarive të sezonit turistik për vitin 2023.

Thirrja do të qëndrojë e hapur nga data 23 Janar deri më datën 21 Shkurt të vitit 2023. Projektet duhet të realizohen brenda vitit buxhetor, gjatë periudhës 14.03.2023 deri më 15.11.2023.

Tematika e thirrjes për mbështetje financiare të Projekteve në Turizëm është:

      –   Promovimi i destinacioneve dhe zhvillimi i produkteve turistike

Atraksionet Turistike prezantohen dhe lidhen me një sërë tiparesh dalluese materiale, intelektuale dhe emocionale të një shoqërie që përfshin trashëgiminë historike dhe zonat kulturore, gastronominë, letërsinë, industritë krijuese dhe kulturat e gjalla me stilin e tyre të jetesës, sistemet e vlerave, besimet dhe traditat.

Promovimi i destinacioneve turistike dhe vlerave të veçanta lokale nëpërmjet zhvillimit të eventeve tradicionale dhe inovative të aktivitetit shpirtëror njerëzor, motivon pjesëmarrjen aktive të turistëve në përvojat shqiptare, atraksionet dhe potencialet e prekshme dhe të paprekshme të destinacioneve turistike.

Procedurat për Përfitimin e Mbështetjes Financiare lidhur me Projektet në Fushën e Turizmit.pdf

Formulari i Aplikimit.pdf