Njoftohen të gjithë subjektet që disponojnë strukturë akomoduese dhe dëshirojnë të aplikojnë për marrje në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si “Stacion Plazhi”, se aplikimet do të qëndrojnë të hapura nga data 15.11.2024 deri 30 ditë nga data e fillimit të aplikimit.
Ky shërbim ofrohet online në portalin e-Albania, me përshkrimin “Kërkesë për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”.
Shqyrtimi i aplikimeve kryhet në përputhje me VKM nr. 649, datë 16.10.2024, “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit’”, dhe përzgjedhja e subjekteve për lidhje e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve, bëhet sipas prioritetit të mëposhtëm:
Për më shumë informacion:
VKM nr. 649, datë 16.10.2024, “Për miratimin e rregullores ‘Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”,
*Linku për aplikim:
https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13881