Postuar më: 31/05/2023

Njoftim për konsultim publik për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në kontekstin ndërkufitar të projektit “Ndërtim dhe funksionim i Stacionit Eolik të Prodhimit të Energjisë Elektrike, me emërtim dallues “Plaisio”, me fuqi 58,5 MW në “Pulia-Kotsion-Farmakovuni”, në Greqi”.

Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit është përcjellë njoftimi nga Ministria e Mjedisit dhe Energjisë në Greqi lidhur me ndërtimin dhe zbatimin e projektit “Ndërtim dhe funksionim i Stacionit Eolik të Prodhimit të Energjisë Elektrike, me emërtim dallues “Plaisio”, me fuqi 58,5 MW në “Pulia-Kotsion-Farmakovuni”, në Greqi. Projekti do të ndërtohet në Bashkinë e Filiaton-it në Greqi dhe zona buferike e zonës së studimit prek një pjesë të Bashkisë së Konispolit në Shqipëri.

Në zbatim të përcaktimeve në Kreun V të Ligjit 91/2013 “Për Vlerësimin Strategjik Mjedisor”; VKM-në nr. 589, datë 01.07.2015 “Për përcaktimin e rregullave dhe të procedurave për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedisin ndërkufitar” dhe Nenit 3 të Konventës ESPOO “Për Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në Kontekstin Ndërkufitar” që Republika e Shqipërisë ka ratifikuar, publikohet për konsultim publik dokumentacioni lidhur me Vlerësimin e Ndikimit në Mjedis në kontekst ndërkufitar për projektin “Ndërtim dhe funksionim i Stacionit Eolik të Prodhimit të Energjisë Elektrike, me emërtim dallues “Plaisio”.

Dokumentacioni i plotë në format elektronik, gjendet gjithashtu i publikuar në portalin e dedikuar të shtetit Grek: https://eprm.ypen.gr

 

Summary EIA Greece.pdf

1. C. ROKAS SA_230201_Additional Data_WF PLAISIO.pdf

2. C. ROKAS SA_Synopsis of EIAS_ Wind Farm PLAISIO_58.5MW_EN.pdf

3.1.P.01_ORIENTATION MAP 50.000_EN.pdf

3.1.P.01_ORIENTATION MAP 50.000_EN.pdf

 

Afati për dërgimin e komenteve është data 9 Qershor 2023.

 

Komentet, mendimet, sugjerimet mund të dërgohen në adresën: ministria.mtm@turizmi.gov.al me referencën “Komente për konsultimin publik të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis për projektin “Plaisio”, Greqi”.