Postuar më: 30/08/2023

Njoftim për konsultim publik për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit të Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të Republikës së Serbisë

Njoftim për konsultim publik për Vlerësimin Strategjik Mjedisor të Planit të Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të Republikës së Serbisë

Pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, është përcjellë njoftimi nga Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, mbi nisjen e konsultimit ndërkufitar për procedurën e Vlerësimit Strategjik Mjedisor të Planit të Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të Republikës së Serbisë, duke konsideruar se elementët e klimës dhe energjisë mund të kenë një impakt shumë të gjerë, përtej kufinjëve tokësorë.

Në zbatim të përcaktimeve në ligjin nr. 91/2013 “Për vlerësimin strategjik mjedisor (VSM)”, për shprehjen e qëndrimit mbi procesin e VSM-së dhe VKM nr. 620, datë 7.7.2015 “Për Miratimin e Rregullave, Përgjegjësive dhe Procedurave të Detajuara për Vlerësimin Strategjik Mjedisor në Kontekstin Ndërkufitar”, publikohet për konsultim publik Vlerësimi Strategjik Mjedisor i Planit të Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën, të Republikës së Serbisë.

Afati për dërgimin e komenteve është data 8 Shtator 2023.

Komentet, mendimet, sugjerimet mund të dërgohen në adresën: ministria.mtm@turizmi.gov.al me referencën “Komente për konsultimin publik të VSM për Planin e Integruar Kombëtar për Energjinë dhe Klimën të Serbisë”

 

Dokumentacioni i plotë në anglisht në format elektronik:

1-Integrated National Energy and Climate Plan Document

2-Draft SEA

3-Notification