Postuar më: 01/06/2020

Njoftim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi !

Njoftim!

 

Njoftohen të gjithë subjektet që disponojnë strukturë akomoduese/shërbimi dhe dëshirojnë të aplikojnë për marrjen në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi, se aplikimet janë të hapura nga dita e sotme deri më datën 15.06.2020. Për këtë shërbim mund të aplikohet online në faqen e-albania me përshkrimin “Aplikim për ushtrimin e veprimtarisë si stacion plazhi”, linku https://e-albania.al/eAlbaniaServices/UseService.aspx?service_code=13881. Shqyrtimi ai aplikimeve kryehet në përputhje me VKM nr.424, datë 27.05.2020, “Për një shtesë në vendimin nr. 171, datë 27.03.2019 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”, të ndryshuar dhe përzgjedhja e subjekteve për lidhje e kontratave për ushtrimin e veprimtarisë së stacioneve të plazheve, bëhet sipas prioritetit të mëposhtëm:

– Subjekti të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, me hapësirë plazhi para strukturës akomoduese;

– Subjekti të disponojë një strukturë akomoduese të kategorizuar nga ministria përgjegjëse për turizmin, në afërsi me stacionin e plazhit;

– Në rast se nuk ka strukturë akomoduese apo interes nga strukturat akomoduese si më sipër, subjekti të disponojë një strukturë shërbimi me kapacitet mbi 20 tavolina dhe të ketë hapësirë plazhi para strukturës.

Kontrata për dhënien në përdorim të hapësirës së plazhit për ushtrimin e veprimtarisë stacion plazhi bëhet nga Agjencia Kombëtare e Bregdetit (AKB), ka afat 1 vjeçar dhe është e vlefshme vetëm për sezonin turistik 2020.

Për më shumë informacion:

VKM nr.424, datë 27.05.2020, “Për një shtesë në vendimin nr. 171, datë 27.03.2019 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”

VKM nr. 171, datë 27.03.2019 të Këshillit të Ministrave “Për miratimin e rregullores “Për kushtet dhe kriteret e ushtrimit të veprimtarisë së stacionit të plazhit”