Njoftim publik
Lidhur me marrjen pjesë në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian
Në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit nr.113, datë 30.08.2019 “Për formatin e pjesëmarrjes, funksionimin dhe strukturën institucionale të platformës së partneritetit për Integrimin Evropian”;
Ministria e Turizmit dhe Mjedisit në cilësinë e institucionit lider për: Kapitullin 27 “Mjedisi dhe Ndryshimet Klimatike”
Fton të marrin pjesë lirisht në Tryezat e Diskutimit dhe Këshillimit në kuadër të procesit të Integrimit Evropian të cilat krijohen në mënyrë analoge me kapituj e acquis të Bashkimit Evropian, përfaqësuesit e organizatave të shoqërisë civile, të pushtetit vendor, të komunitetit të biznesit, të shoqatave të punëmarrësve, të botës akademike, të medias dhe të grupeve të interesit, referuar përcaktimeve të kreut III.2 pika 4 të Urdhrit, konkretisht për fushat:
– Legjislacioni Horizontal
-Cilësia e Ajrit
-Menaxhimi i Mbetjeve
–Cilësia e Ujit
-Mbrojtja e Natyrës
–Ndotja Industriale
-Kimikatet
-Zhurmat
-Ndryshimet Klimatike
– Mbrojtja Civile
Sipas përcaktimeve të kreut III.2 të Urdhrit të Kryeministrit, aplikimi për t’u bërë pjesë e tryezave të diskutimit dhe këshillimit kryhet nëpërmjet dorëzimit të një letre interesi si dhe CV të personit apo të grupimit që përfaqëson, duke treguar se kanë ekspertizën apo interesin e mjaftueshëm për të kontribuar në tryezat specifike.
Personat apo përfaqësuesit e grupeve të interesit mund të paraqesin dokumentacionin e sipërcituar për pjesëmarrje brenda datës 30 tetor 2024, në adresat elektronike të sekretariatit teknik të GNPIE për Kapitullin 27, Artenida.Duraku@turizmi.gov.al.
Përzgjedhja e personave apo përfaqësuesve të grupeve të interesit do të bëhet nga GNPIE e Kapitullit 27, sipas Urdhrit të Kryeministrit nr. 113 datë 30.08.2019.