Postuar më: 22/07/2024

Plani i shpalljes së Parkut Natyror “Pashtrik – Morinë”

Mbështetur në vlerat e natyrës dhe të biodiversitetit që ka ekosistemi natyror Pashtrik-Morinë, sikurse dhe mbi bazën e dispozitave që rrjedhin nga ligji nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, që si objekt të tij, ndër të tjera, ka shpalljen e zonave të mbrojtura mjedisore, Ministria e Turizmit dhe Mjedisit dhe Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura kanë nisur punën për hartimin e planit të shpalljes zonë e mbrojtur e Kategorisë IV (Park Natyror), të zonës Pashtrik-Morinë.

Në vijim të procesit për shpalljen zonë e mbrojtur të Parkut Natyror “Pashtrik – Morinë” (Kategoria IV e zonave të mbrojtura mjedisore sipas IUCN) dhe në zbatim të shkronjës d, pika 1, neni 12 i ligjit nr. 81/2017 “Për zonat e mbrojtura”, i ndryshuar, e cila citon se:

 

“Plani i shpalljes së zonave të mbrojtura mjedisore publikohet në faqen zyrtare të ministrisë përgjegjëse për zonat e mbrojtura dhe në bashkinë apo qarkun ku ndodhet zona që propozohet të shpallet”, gjeni më poshtë planin e shpalljes së Parkut Natyror “Pashtrik – Morinë”.

 

01. Prezantim_Takim teknik+Has

02. Plani i shpalljes 

03. Koordinatat e Kufirit Pashtrik-Morinë

04. KUFIRI PASHTRIK-MORINË me ortofoto

05. KUFIRI PASHTRIK-MORINË Nenzonimi me ortofoto