Postuar më: 07/01/2021

Prezantohet studimi i zonave detare, ku përcaktohen rregullat e sigurisë dhe ato të lundrimit

Prezantohet studimi i zonave detare, ku përcaktohen rregullat e sigurisë dhe ato të lundrimit

Njoftim për shtyp

                                                                                                                                                                                                                                                                        20.12.2020

Prezantohet studimi i zonave detare, ku përcaktohen rregullat e sigurisë dhe ato të lundrimit

Klosi: Viti 2020, viti i mbarë, për të ndërtuar legjislacionin dhe rregullat e reja të ekonomisë së detit

Klosi: Studimi i zonave detare, një informacion i munguar për lundruesit shqiptarë dhe të huaj

20 Dhjetor 2020- Një studim mbi zonat detare, ku përcaktohen rregullat e zhvillimit të aktiviteve në të ju prezantua grupeve të interesit më datën 20 dhjetor 2020. Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ftoi për debat të gjitha grupet e interesit, në mënyrë që rregullat e lundrimit në det të jenë sa më profesionale dhe të sakta. “Le të themi që viti 2020 mund shënohet si viti i mbarë i zhvillimit të gjithë llojeve të politikave, përsëri ishte i mbarë në konseguencën tonë për të ndërtuar një grup të ri legjislativ, po ashtu për të hartuar rregulla të reja të ekonomisë së detit. Në Shqipëri ne presim të kemi një zhvillim shumë të rëndësishëm turistik falë punës shumë të madhe, që kanë bërë operatorët, falë punës së madhe që kanë bërë shoqatat e lundrimit grupet e organizuara, ata të cilët e kanë pasur këtë punë, pasion të kahershëm”, tha ministri Klosi. Dy vitet e fundit nuk kemi patur asnjë aksident nga mjetet lundruese në zonën e plazhit dhe kjo falë rregullave të reja dhe punës së pushtetit lokal. Ky studim që do të jetë baza e rregullores për lundrimet ka shumë elemente që ka të bëjë me lundrimin e sigurt, rregullat e lundrimit, si do të lundrojnë mjetet sipas specifikave të tyre, rregullat e sigurisë së ankorimit. ku do të kryhet sporti i zhytjes, rregullat e tij etj. “Mendoj që ka qenë një informacion i munguar, që i ofrohet edhe poseduesëve të mjeteve të shpejtësisë, por dhe të lundrimit me kombësi jo shqiptare për të njohur më mirë bregdetin shqiptar, për të ditur se ku janë zonat që kanë një siguri të caktuar dhe për të ditur mënyrën se si menaxhohen këto zona. Besoj se këto kanë qenë nga kërkesat e shumta më të mëdha që vinin nga komuniteti i lundërtarëve shqiptarë dhe janë të pajisur tashmë me një numër të konsiderueshëm varkash dhe mjetesh lundrimi por që ka patur pothuaj zero informacion ose informacion që vinte gojë mbas goje. Kështu do të jetë shumë mirë që ky material i parë të jetë pjesë e çdo mjeti që futet për të lundruar në Shqipëri”, tha Z. Klosi. Hapi tjetër, që pritet në fushën e ekonimisë detare është informatizimi, që gjithçka të kryhet on line, duke shmangur jo vetëm burokracitë e administratës, por ky informacion të njihet dhe nga ata që duan të lundrojnë në hapësirat shqiptare. Aktualisht, ky studim pasi të përmirësohet nga mendimet e ekspertëve të veprimtarive në det, do të shërbejë si garanci por dhe promovim të vendit tonë.

 

 

 

 

 

  •