Postuar më: 12/11/2021

Problemet me menaxhimin e mbetjeve, Kumbaro inspekton qarkun e Elbasanit

Problemet me menaxhimin e mbetjeve, Kumbaro inspekton qarkun e Elbasanit

Për të njohur nga afër problematikat që bashkitë e qarkut të Elbasanit hasin me menaxhimin e integruar të mbetjeve, ministrja e Turizmit dhe Mjedisit Mirela Kumbaro ka zhvilluar një sërë inspektimesh në qark, si edhe një takim me kryetarët e bashkive Elbasan, Librazhd, Belsh, Peqin, Gramsh, Prrenjas dhe Cërrik.

Kumbaro u shpreh se shumë vend-depozitime të jashtëligjshme mbetjesh që janë trashëguar ndër vite do të mbyllen ose do të rehabilitohen, diçka që parashikohet edhe nga buxheti i vitit 2022. Kështu do të ndodhë edhe në Bashkinë e Peqinit, ndërsa të gjitha bashkitë duhet t’i dërgojnë mbetjet në pikat fundore të përcaktuara.

“Me metodologjinë e miratuar në mbledhjen e parë të këtij mandati, standardizojmë përllogaritjen e kostove për pastrimin dhe trajtimin e mbetjeve, si edhe mënyrën e menaxhimit të tyre. Jo vetëm për qytetarët, por edhe për turizmin mbetjet janë armiku kryesor prandaj duhet të shkojmë sa më shpejt drejt parimit “ndotësi paguan” dhe procesit të riciklimit duke ndaluar një herë e përgjithmonë depozitimin e mbetjeve vend e pa vend. Nëse ka një mënyrë për të reduktuar vëllimin e mbetjeve, ai është pa dyshim riciklimi që duhet bërë sipas standardeve dhe normativave europiane”, u shpreh ndër të tjera Ministrja Kumbaro në takimin me kryetarët e bashkive të qarkut të Elbasanit.

Problemet me menaxhimin e mbetjeve, Kumbaro inspekton qarkun e Elbasanit

 

  •