Programi i Transparencës

Hyrje


Rreth Ministrisë

Kuadri ligjor rregullator

Tekstet e plota

E drejta për t'u informuar dhe për t'u ankuar
Mekanizmat kontrollues dhe monitorues që veprojnë Informacion mbi buxhetin dhe të dhënat financiare Informacion për procedurat e prokurimit/procedurat konkurruese
Shërbimet që ofrohen Procedurat/mekanizmat për të dhënë mendime lidhur me procesin e hartimit të akteve ligjore/nënligjore, politikave publike apo në lidhje me ushtrimin e funksioneve të MTM Sistemi i mbajtjes së informacionit
Regjistri i kërkesave dhe përgjigjeve Ndihma shoqërore/subvencione të dhëna nga MTM Informacione/dokumente që kërkohen më shpesh dhe ato që gjykohen të dobishme për publikim nga MTM

  • Rezolutë e Kuvendit të Shqipërisë (nëse ka të tillë)
  • Planet strategjike të punës
  • Raporte monitorimi/auditimi (p.sh:KLSH)
  • Dokumente të tjera që përmbajnë tregues të performancës së MTM
  • Buxheti
  • Raport vjetor
  • Shpenzimeve

Shënim: Lëshim dokumentacioni/Leje/Licenca/Autorizime etje.

  • Arkivim digjital, arkivim fizik, foto etj
  • Ndihma shoqërore/subvencioneve të dhëna nga MTM

Në përputhje me ligjin nr. 9000 datë 30.1.2003 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Ministrave” dhe të nenit 7 të ligjit nr. 119/2014 “Për të Drejtën e Informimit” është përgatitur programi i transparencës për Këshillin e Ministrave.

Ky program vlerësohet si një mënyrë konkrete përmes së cilës Kryeministria ndërton dhe rrit transparencën në punën e tij institucionale, nën garancinë e LDI-së. Kryeministria do të përditësojë herë pas here Programin e Transparencës, në përputhje me pikën 2 të nenit 5 të LDI-së. Informacioni i bërë publik në këtë program, synon të bëjë transparencën e veprimtarisë së punës së këtij institucioni nëpërmjet pasqyrimit të detajuar të tij në faqen zyrtare http://www.kryeministria.al, si dhe në mjediset e pritjes së publikut. Programi i transparencës pasqyrohet në rubrika, tekste/përmbajtje, afat kohor për bërjen publike të tij, mënyrën e bërjes publike si dhe strukturën përkatëse e cila prodhon ose administron dokumentin.

Aktet që përmbajnë rregulla, norma apo kufizime të të drejtave dhe lirive themelore të individit, si dhe me efekt të drejtpërdrejtë për ta, bëhen publike me anë të afishimit apo postimit në faqen zyrtare të internetit, brenda 48 orëve prej miratimit të aktit nga AP.

Në përmbajtje të programit të transparencës evidentohet skema e publikimit, e cila pasqyron menutë ku adresohet dokumenti në faqen zyrtare në internet. Dokumentacioni i bërë publik, do të jetë i përditësuar në formë e përmbajtje. Faqja zyrtare e Këshillit të Ministrave është ndërtuar në atë formë që mundëson informacion për publikun pa kërkesë, në format lehtësisht të kuptueshëm dhe aksesueshëm. Në rubrikat e faqes zyrtare pasqyrohen edhe informacione që karakterizohen nga kufizime të identifikimit të të dhënave personale për shkak të ruajtjes së privatësisë së individëve/subjekteve të të dhënave, etj. Skema e publikimit paraqitet nëpërmjet tabelës përmbledhëse të evidentuar në këtë program.

Programi i Transparencës