PROJEKTI I SHËRBIMEVE MJEDISORE

Objektivi i projektit të Shërbimeve Mjedisore (ESP) është të mbështesë praktikat e qëndrueshme të menaxhimit të tokës dhe rritjen e përfitimeve monetare dhe jo-monetare për komunitetet në zona të caktuara të Projektit, të cilat shtrihen kryesisht në zona të ngritura rurale të prekshme nga erozioni.

 Komponentët e Projektit:

  • Forcimi i Kapaciteteve Institucionale për Përmirësimin e Shërbimeve Mjedisore nga Menaxhimi i Integruar i Peisazhit që përfshin: (i) përgatitjen e një Inventari Kombëtar të Pyjeve; (ii) krijimin e Sistemit shqiptar të Informimit për Pyjet; (iii) regjistrimin e pyjeve dhe kullotave që i janë transferuar komunave nga qeveria qëndrore;
  • Planifikimi dhe Ofrimi i Nëngranteve për Përmirësimin e Menaxhimit të Tokës që përfshin realizimin e aktiviteteve për të përgatitur dhe zbatuar Planet Komunale për Mikrobasenet për përmirësimin e menaxhimit të tokës dhe dhënien e Granteve për përfituesit që plotësojnë kriteret (Individët, Shoqatat e Përdoruesve të Pyjeve dhe Kullotave Komunale);
  • Prezantimi i Pagesave për Shërbimet Mjedisore nëpërmjet përgatitjes së studimeve teknike për zhvillimin e projekteve të karbonit dhe zhvillimit të mekanizmave për pagimin e Shërbimeve të Ujëmbledhësit për t’u siguruar se ata që përfitojnë nga shërbimet mjedisore i paguajnë prodhuesit e këtyre shërbimeve; dhe zhvillimin e një modeli për lidhjen e praktikave të përdorimit të tokës me gjenerimin e shërbimeve të ekosistemit.
  • Mbështetja për Zbatimin e Projektit nëpërmjet realizimit të aktiviteteve duke përfshirë furnizimin me pajisje zyre, ndërtimin e kapaciteteve të stafit dhe zbatimin e garancive mjedisore.