Fokusi kryesor i projektit është mbrojtja dhe përdorimi i qëndrueshëm i biodiversitetit dhe agrobiodiversitetit në zonat e përzgjedhura malore të Shqipërisë (kryesisht rajoni i Alpeve).
Komponentët kryesore të projektit:
Ky projekt ka një fazë të re zbatimi, i cili ka një shtim në vlerën e kontributit financiar, në shumën 500,000 Euro dhe pritet të përfundojë brenda vitit 2018. Në këtë fazë objektivi i projektit fokusohet në ruajtjen dhe përdorimin e qëndrueshëm, të trashëgimisë gjenetike të biodiversitetit dhe agrobiodiversitetit në zonat e mbrojtura, me fokus Alpet e Shqipërisë, si dhe synon të konsolidojë rezultatet e arritura nga pilotimi për një territor. Ky projekt trajton dhe kontribuon në disa nga prioritetet dhe objektivat e strategjisë së biodiversitetit dhe kapitullit përkatës në SKZHI deri në vitin 2020, si dhe njëkohësisht disa prioritete të strategjisë ndërsektoriale të bujqësisë, veçanërisht fermat organike dhe agromjedisin, diversifikimi i tyre, forcimi i grupeve të fermerëve, transferimi njohurive për kultivimin e racave dhe varieteteve lokale, zgjerimi i përdorimit të skemave të cilësisë, forcimi i kapaciteteve, për programet e EU LEADER, si programe që do të ndihmojnë në zhvillimin lokal duke rigjallëruar zonat rurale dhe duke mundësuar punësime të reja.