RUAJTJA DHE PËRDORIMI I QËNDRUESHËM I BIODIVERSITETIT NË LIQENET E PRESPËS, OHRIT DHE SHKODRËS (PLAN RAJONAL PËR SHQIPËRINË, MAQEDONINË DHE MALIN E ZI)-CSBL I

Projekti është rajonal, me tre përfitues; Shqipëri – Mal i Zi – Maqedoni. Objektivi i përgjithshëm është: Përmirësimi i zbatimit të legjislacionit, rregulloreve dhe planeve të menaxhimit për konservimin dhe përdorimin e qëndrueshëm të biodiversitetit në liqenet e Prespës, Ohrit dhe Shkodrës në përputhje me objektivat e mbrojtjes së mjedisit dhe të biodiversitetit të BE-së.

Fokusi kryesor i masave të parashikuara janë aktivitetet e menaxhimit të burimeve ujore dhe peshkimit të qëndrueshëm, ndërsa ruajtja e shumëllojshmërisë biologjike është themeluar kryesisht si një çështje ndërsektoriale. Projekti do të përfshijë 4 fusha kryesore:

  • Bashkëpunimin Transnacional;
  • Direktiva e BE-së mbi Ujin;
  • Legjislacioni i BE-së mbi mbrojtjen e Natyrës
  • Ruajtja dhe monitorimi mjedisor i biodiversitetit.