Sekretari i Përgjithshëm

Ledina Beqiraj Agalliu

 

Ledina Beqiraj Agalliu ka lindur në qytetin e Durrësit, më 22 Nëntor 1988. Ka përfunduar studimet universitare për Drejtësi në Universitetin Jo-publik Luarasi, si dhe ka ndjekur studimet master për të Drejtën Civile, pranë Universitetit të Tiranës, Fakultetit të Drejtësisë.
Mban titullin e avokatit nga Dhoma e Avokatisë së Tiranës.
Në Dhjetor 2021 znj. Beqiraj Agalliu u emërua Sekretar i Përgjithshëm pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit.
Më herët, ka punuar si Drejtor i Konfliktit të Interesit në Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, duke vijuar më pas me emërimin në pozicionin e Inspektorit të Lartë në ILDKPKI.
Gjithashtu, në periudhën 2017-2019 ka mbajtur pozicionin e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe të Përputhshmërisë për Kulturën, pranë Ministrisë së Kulturës.
Së fundmi, prej vitit 2019-2021 ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm në Drejtorinë e Përgjithshme të Pronësisë Industriale.