Font Resize
Postuar më: 11/02/2025

Shpallje e pozicioneve vakante pranë Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”

Në mbështetje të VKM-së nr.774, datë 13.12.2024 “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës” (ZAPK Vjosa), institucion  në nivel rajonal, në varësi të ministrit përgjegjës për zonat e mbrojtura mjedisore, me seli në Tepelenë, në zbatim të Urdhrit të Kryeministrit  nr.19, datë 3.2.2025 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Zyrës së Administrimit të Parkut Kombëtar “Lumi i Vjosës”, si dhe të Urdhrit të Ministrit nr. 50, datw 6.2.2025 “Për ngritjen e Komisionit Ad Hoc”, shpallet pozicioni vakant i punës:

Për kriteret dhe dokumentacionin e nevojshëm, klikoni dokumentet në PDF më poshtë:

1 pozicion Përgjegjës Sektori dhe 3 pozicione Specialistë në Sektorin e Monitorimit.pdf;

– 1 pozicion Përgjegjës Sektori dhe 2 pozicione Specialistë në Sektorin e Menaxhimit.pdf;

– 1 pozicion Përgjegjës në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse.pdf;

– 1 pozicion Specialist Jurist në Sektorin e Shërbimeve Mbështetëse.pdf;

– 6 pozicione “Roje Mjedisore”.pdf;

 

Afati për dorëzimin e dokumenteve 28/02/2025 pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI

 

Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:

a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;

c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në MTM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 28.2.2025 në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

– Intervista e strukturuar me gojë për pozicionet Përgjegjës Sektori dhe Specialistët do të mbahet  në datën 7.3.2025, në ambientet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

– Intervista e strukturuar me gojë për pozicionet Roje Mjedisore do të mbahet  në datën 10.3.2025, në ambientet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;