Në zbatim të Vendimin Nr. 132, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 12.06.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”.
Drejtor i Drejtorisë Ekonomike dhe Shërbimeve Mbështetëse, në Agjencinë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve
Afati për dorëzimin e dokumenteve 28/06/2024 pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit
Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:
KUSHTET PËR PRANIM DHE KRITERET E VEÇANTA
Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si dhe kriteret e veçanta si vijon:
————————————–
DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT
Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit;
b- Fotokopje të diplomës/diplomave dhe listes se notave (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (në momentin e fillimit të marrëdhënieve të punës);
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g- Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;
gj- Certifikata për trajnime në lidhje me pozicionin për të cilin konkurojnë;
h- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka mase displinore në vitin e fundit;
i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;
Dokumentat duhet të dorëzohen drejtpërsëdrejti në MTM brenda datës 28/06/2024
REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT TE DOKUMENTACIONIT
Komisioni Ad-Hoc do të shpallë në faqen zyrtare të MTM, www.turizmi.gov.al, tek kategoria/menuja “Njoftimet”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për intervistën e strukturuar me gojë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.
FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA
Kandidatët do të intervistohen për njohuritë mbi dokumentet e listuara më poshtë:
– Njohuri mbi Ligjin nr. 7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar,
– Njohuri mbi Ligjit nr. 10296, datë 8.07.2010 “Për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin”, i ndryshuar;
– Njohuri për Ligjin nr. 9936, datë 26.06.2008 “Për Menaxhimi e Sistemit Buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me organizimin dhe drejtimin e veprimtarisë drejtuese;
b- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
c- Platformën e tyre për të siguruar një sistem të shëndoshë kontrolli të brendshëm që të mbështesë realizimin e synimeve dhe objektivave të Agjencisë.
MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI
Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;
b- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.
Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në MTM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.
Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 28.06.2024 në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;
Zhvillimi i intervistës do të zhvillohet në datën 5.07.2024, në ambientet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;