Postuar më: 02/12/2024

Shpallje për pozicionin Drejtor i Përgjithshëm

Në zbatim të Vendimin Nr. 132, datë 6.3.2024, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”, si dhe të Urdhrit të Kryeministrit nr. 94, datë 12.06.2024 “Për miratimin e strukturës dhe të organikës së Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”.

Drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve

Afati për dorëzimin e dokumenteve 09/12/2024 pranë Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit

Përshkrimi përgjithësues i punës për pozicionin si më sipër është:

a) Është përgjegjës për përcaktimin e objektivave dhe detyrave të drejtorive përbërëse, për monitorimin e veprimtarisë së tyre dhe koordinimin mes tyre;
b) Ushtron të gjitha kompetencat për drejtimin e veprimtarisë së Agjencisë në përputhje me legjislacionin në fuqi dhe me funksionet e objektivat e Agjencisë.
c) Bashkërendon punën midis strukturave të tjera brenda Agjencisë dhe cakton detyra dhe objektiva përkatës për t’u realizuar nga këto struktura.
d) Bashkërendon punën për hartimin e projektbuxhetit, sipas rregullave dhe afateve të përcaktuara në ligjin organik për buxhetin e shtetit, të cilin ia paraqet për miratim ministrit që mbulon fushën e mjedisit.
e) Propozon programin vjetor të veprimtarive të Agjencisë, të cilin ia paraqet për miratim ministrit përgjegjës për mjedisin.
f) Kontrollon mbarëvajtjen e aktivitetit të Agjencisë me qëllim arritjen e objektivave të përcaktuar dhe realizimin sa më të plotë të funksioneve të saj, si dhe merr masat e nevojshme për koordinimin sa më mirë të punës ndërmjet strukturave të Agjencisë.
g) Raporton rregullisht në lidhje me mbarëvajtjen e aktivitetit të Agjencisë dhe realizimin e funksioneve të saj ministrin përgjegjës për mjedisin.

 

KUSHTET PËR PRANIM DHE KRITERET E VEÇANTA

Kandidatët duhet të plotësojnë kushtet për pranim si dhe kriteret e veçanta si vijon:

a. Të jetë shtetas shqiptar;
b. Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
c. Të zotërojnë diplomë të ciklit të dytë të studimeve, të nivelit “Master Shkencor” ose të barasvlefshëm me të, në shkenca ekonomike/juridike/ inxhinjerike;
d. Të kenë të pakten 3 (tre) vite eksperiencë pune në profesion;
e. Të kenë aftësi të mira menaxheriale;
f. Të mos jetë marrë ndaj tij masë disiplinore e largimit nga puna, që nuk është shuar sipas legjislacionit në fuqi;
g. Të mos jenë dënuar me vendim gjyqësor të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale;
h. Të mos ketë konflikt interesi në ushtrimin e detyrës.
—————————————
a. Të ketë njohuri shumë të mira profesionale të çështjeve teknike dhe aftësi për të planifikuar, rishikuar dhe drejtuar punën e stafit nën varësi;
b. Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
c. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi;
d. Të ketë aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja
e. Të kenë aftësi të mira menaxheriale dhe të procedurave administrative;
f. Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze;
g. Të ketë aftësi për të përcaktuar objektivat, vendosur prioritete dhe respektuar afatet;
h. Të ketë aftësi shumë të mira komunikimi, prezantimi;
i. Të ketë aftësi analitike dhe fleksibilitet në pranimin e metodave dhe procedurave të reja

 

DOKUMENTACIONI, MËNYRA DHE AFATI I DORËZIMIT

Kandidatët duhet të dorëzojnë dokumentet si më poshtë:
a- Jetëshkrim i aplikantit;
b- Fotokopje të diplomës/diplomave dhe listes se notave e noterizuar (përfshirë edhe diplomën bachelor);
c- Fotokopje të librezës së punës (të gjitha faqet që vërtetojnë eksperiencën në punë);
d- Fotokopje të letërnjoftimit (ID);
e- Vërtetim të gjendjes shëndetësore (në momentin e fillimit të marrëdhënieve të punës);
f- Vetëdeklarim të gjendjes gjyqësore;
g. Dy referenca nga punëdhënës apo bashkëpunëtorë të mëparshëm;
gj. Certifikata për trajnime në lidhje me pozicionin për të cilin konkurojnë;
h- Vërtetim nga Institucioni që nuk ka mase displinore në vitin e fundit;
i- Çdo dokumentacion tjetër që vërteton dokumentet e përmendura në jetëshkrimin tuaj;

Dokumentat duhet të dorëzohen drejtpërsëdrejti në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, brenda datës 09/12/2024.

 

REZULTATET PËR FAZËN E VERIFIKIMIT TË DOKUMENTACIONIT

Komisioni Ad-Hoc do të shpallë në faqen zyrtare të MTM-së www.turizmi.gov.al, tek kategoria/menuja “Njoftimet”, listën e kandidatëve që plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme për intervistën e strukturuar me gojë, si dhe datën, vendin dhe orën e saktë kur do të zhvillohet intervista.
Në të njëjtën datë kandidatët që nuk i plotësojnë kushtet dhe kërkesat e posaçme do të njoftohen individualisht (nëpërmjet adresës së e-mail), për shkaqet e moskualifikimit.

 

FUSHAT E NJOHURIVE, AFTËSITË DHE CILËSITË MBI TË CILAT DO TË ZHVILLOHET INTERVISTA

Kandidatët do të intervistohen për njohuritë mbi dokumentet e listuara më poshtë:

– Njohuritë mbi Ligjin nr. 10431, datë 9.06.2011 “Për Mbrojtjen e Mjedisit”, i ndryshuar;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 10463, datë 22.09.2011 “Për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve”, i ndryshuar;
– Njohuri mbi VKM-në nr. 418, datë 27.05.2020 “Për miratimin e dokumentit të Politikave Strategjike dhe të Planit Kombëtar për Menaxhimin e Integruar të Mbetjeve 2020-2035”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 44/2015, “Kodi i Procedurave Administrative të Republikës së Shqipërisë”;
– Njohuritë mbi Ligjin nr. 90/2012, “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”;
– Njohuri mbi Vendimin Nr. 132, datë 6.03.2024, të Këshillit të Ministrave “Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë Kombëtare të Ekonomisë së Mbetjeve”.

Kandidatët gjatë intervistës së strukturuar me gojë do të vlerësohen edhe në lidhje me:
a- Njohuritë, aftësitë, kompetencën në lidhje me organizimin dhe drejtimin e veprimtarisë drejtuese;
b- Motivimin, aspiratat dhe pritshmëritë e tyre për karrierën;
a- Platformën e tyre mbi zhvillimin në nivel qendror dhe vendor për zbatimin e standardeve në menaxhimin efikas të integruar të mbetjeve dhe ekonomisë qarkulluese.

 

MËNYRA E VLERËSIMIT TË KANDIDATËVE DHE KOMUNIKIMI

Kandidatët do të vlerësohen me pikë si më poshtë:
a- Intervistën e strukturuar me gojë, deri në 60 pikë;
c- Jetëshkrimin, që konsiston në vlerësimin e arsimimit, të përvojës e të trajnimeve, të lidhura me fushën, deri në 40 pikë.

Në përfundim të vlerësimit të kandidatëve, Njësia e Burimeve Njerëzore në MTM do të njoftojë ata individualisht në mënyrë elektronike për rezultatet (nëpërmjet adresës së e-mail) dhe do të shpallë fituesit në faqen zyrtare të ministrisë.

Aplikimi dhe dorëzimi i të gjitha dokumentacioneve të cituara më sipër, duhet të bëhet brenda datës 09.12.2024 në protokollin e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

Intervista e strukturuar me gojë do të zhvillohet në datën 13.12.2024, në ambientet e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit;

 

SEKRETARI I PËRGJITHSHËM
Ledina BEQIRAJ AGALLIU